Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se viti 2024 do të shënojë goditjen përfundimtare të fenomenit të kultivimit të kanabisit.
“Çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit👊 Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë📍Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit”,-shkruan Balla.