Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar përmes një mesazhi gjatë emisionit “Opinion”, ku është diskutuar lidhur me vajzën e përdhunuar pak ditë më parë nga një grup djemsh në qytetin e Vlorës.
Ndërsa ka theksuar se policia dhe prokuroria do t’i shkojnë deri në fund çështjes, Balla tha se vajza nuk ka pranuar të shkojë në asnjë qendër rehabilitimi, por ka preferuar të vijojë jetën e saj në kryeqytet.
“Policia është në kontakt me vajzën që nuk ka pranuar mbrojtje apo strehim në qendrat e rehabilitimit, por ka kërkuar të vazhdojë jetën e sja në Tiranë”, shkroi Balla në mesazhin e tij për “Opinion”.