Kryesore

Balla te Krimet e Rënda, padi Bashës, Salianjit dhe Florenc Hoxhës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:03 - 18/10/18 |
b.f

Deputeti i PS-së, Taulant Balla i është drejtuar të enjten Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të depozituar kallëzim penal për shpifje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, deputetit demokrat Ervin Salianji, dhe ish-kreut të IMT në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha.

Paditë e Ballës ndaj përfaqësuesve të opozitës lidhen me akuzat e tyre për çështjet e njohura, si “Babale”, dhe udhëtimet e pretenduara me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego.

Balla ka paralajmëruar një tjetër padi edhe për deputetin Gent Strazimiri në lidhje me akuzat e tjera për Ballën gjatë deklaratës së djeshme nga selia blu.

“Pas depozitimit të kallëzimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mësova se të kallëzuarve të sotëm u ishte shtuar me vullnetin e tij të plotë prej shpifësi, Gent Strazimiri. Të cilin ju informoj publikisht se do ta bashkoj me shokët e vet në radhën e shpifësve të kallëzuar prej meje. Plani i kontributeve nga xhepat e shpifësve për Fondin e Edukimit ecën për bukuri. Mirëpresim shpifësin e radhës!”, tha Balla.

 

Pas