Aktualitet

Balla: Të flasë Saliu për ndershmëri, si të dëgjosh djallin të flasë për besimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 31/03/22 |
Opi Nion

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha pasi ky i fundit nga foltorja e Kuvendit u shpreh se qeveria ka funksionuar si organizatë kriminale për çështjen e Inceneratorëve.

Balla tha se ish-kryeministrin Sali Berisha është personi i fundit në Kuvend që mund të flasë për korrupsion, pasi është shpallur non-grata nga SHBA për korrupsion të nivelit të lartë.

Deputeti tha në seancën e sotme se Berisha është mbetja e fundit komunizmit në Shqipëri.

Parafolësi (Sali Berisha) është personi i vetëm në këtë sallë i shpallur “non grata” për korrupsion të nivelit të lartë dhe të dëgjosh këtë të të bëjë moral, është njëlloj si të dëgjosh djallin të të flasë për biblën, të dëgjosh djallin të të flasë për besimin është njëlloj si të dëgjosh Berishën të flasë për kurrupsion.

Sugjerimi im për PD është mos e shndërroni partinë në strehën e fundit dhe bunkerin komunist. Berisha është mbetja e fundit komunizmit në vend dhe mbetja e fundit e korrupsionit.Ai e ka mbyllur me Shqipërinë dhe koha do e tregojë se SHBA ka të drejtë.

Ne kemi miratuar paketën e ndihmës sociale për ata që kanë nevojë, për ata që krizën e ndjenë më shuëm se kushdo tjetër. Nëse kei ardhur të thini që të 30 mijë lekëshin re doni dhe ju, hajdeni e diskutojmë. Nëse lufta do të zgjasë, kjo ndihëm mund të shkojë në 60 apo 70 mijë lekë, këtë nuk e dimë. Duke ditur se kjo është një luftë, të gjithë ne duhet të sillemi si shqiptarë dhe atdhetarë”-tha Balla./Opinion.al

Pas