Aktualitet

Balla takim me kryetarët e PS në 61 bashkitë e vendit, çfarë u diskutua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 22/07/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit.

Sipas news 24 në këtë takim u diskutua lidhur me regjistrin digjital të Partisë Socialiste, procesin e analizës dhe zgjedhjet në nivel vendor të partisë, që do të zhvillohen gjatë vjeshtës.

Mësohet se takimi është zhvilluar në selinë rozë.

Më 15 shtator socialistët do të zhvillojnë analizën në strukturat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Për këtë, pritet të ngrihet edhe një komision i posaçëm që do të përcaktojë edhe metodën e analizës./Opinion.al

Pas