Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist, ka publikuar ditëne sotme dokumente të një kontrateje të lobingu që sipas tij është bërë nga PD në SHBA.
Sipas dokumenteve që ka publikuar Balla, kjo kontratë lobingu kapa vlerën e 60 mijë dollarëve dhë është nënshkruar më 20 mars të këtij viti.
Balla thotë se PD ka bërë kontratën me një kompani që ndër klientë regjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.
Përmes reagimit në rrjetet sociale, socialisti shprehet se në një kohë kur Shqipëria lufton me COVID-19, kryedemokrati Lulzim Basha paguan shuma kaq të mëdha për ta nxirë në median amerikane ndërkohë që mund të kishte ndihmuar qindra shqiptarë me 60 mijë eurot.
STATUSI I TAULANT BALLËS
Shqipëria në luftë me Covid-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing
Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj ka rregjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet rregjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.
O zot, si ka mundësi, kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë në këtë Luftë me Covid-19, ku nevoja për solidaritet social e mbështetje për njerëzit në nevojë është aq e domosdoshme nga të gjithë, ky që merr guximin të japë edhe mend e plane, paguan shuma kaq të mëdha parash për të nxirë Shqipërinë në media amerikane, apo në zyrat e Kongresit amerikan.
Po si mund të dalësh për ditë në TV, e të drejtosh gishtin se nuk po ndihmohen familjet në nevojë, se nuk po financohen spitalet, nuk po paguhen infermiret, punonjësit e policisë, nuk po i jepet ndihmë financiare biznesit, kur vetë bën rrush e kumbulla paratë që partia jote merr nga buxheti i shtetit.
Do të ishte shumë me vlerë të ndihmoje disa qindra familje shqiptare me ndihma ushqimore me këto para, Lulzim.
Mos prisni as sqarim, e as ndjesë publike nga ky e nga këta./ Opinion.al