Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka propozuar që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të jetë data 23 maj.
Sipas Ballës, data 23 maj është afati maksimal për raundin e dytë.
“Propozoj që raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë më 23 maj”,-tha Balla.
Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të vendosur për seancën e dytë të posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Kujtojmë se ditën e djeshme u zhvillua raundi i parë, i cili dështoi pasi asnjë palë nuk kishte propozuar asnjë kandidat./Opinion.al