Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me operacionet e fundit policore. Balla thotë se Policia e Shtetit ka shënuar një fund jave me rezultate të kënaqshme në disa qarqe të vendit.
“Policia e Shtetit ka shënuar një fund jave me rezultate të kënaqshme në disa qarqe. Operacioni Kombëtar “Tempulli” ka vijuar të vendosë para drejtësisë edhe tetë persona të tjerë gjatë natës së mbrëmshme në Tiranë për shpërndarje lëndësh narkotike, një person në Durrës për armëmbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.
Janë ndaluar dy persona në kërkim në Korçë dhe Berat, tre persona në Gjirokastër për heqje të paligjshme të lirisë dhe një person i proceduar në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë për mosdeklarim të një shume të konsiderueshme të hollash”, shkruan ministri Balla.