Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një status ne rrjetet sociale deklaroi se Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit.
Balla thekson se elemente kriminale tentojnë që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për veprimtari kriminale kundër pronës dhe personit.
Postimi i Ballës:
Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre
kundër pronës dhe personit. Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e një grabitje në Tiranë dhe ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush. Gjatë natës së mbrëmshme policia dhe prokuroria kanë avancuar drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë ngjarje.