Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla për operacionin e Policisë: U zbardhën 16 ngjarje të rënda kriminale

2023/09/28 at 4:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla për operacionin e Policisë: U zbardhën 16 ngjarje të rënda kriminale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi Policinë e Shtetit për megaoperacionin e koduar “Never Forget” përmes një postimi në Facebook, ku nënvizonte se “u zbardhën 16 ngjarje të rënda kriminale”.

Në statusin e publikuar, Balla thekson se:

“Operacioni i Policisë së Shtetit “Never Forget”, bëri të mundur zbardhjen e 16 ngjarjeve të rënda kriminale. Përgëzime Policisë, Prokurorisë Elbasan. Presim goditje të tjera ndaj krimit si kjo”.

Detajet e operacionit i bëri publike Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konferencë për shtyp, së bashku me prokurorin pranë Gjykatës së Elbasanit Kreshnik Ajazi.

Rrumbullaku u theksoi në deklaratën e tij se “gjatë këtij mega-operacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur me rritje të forcës reaguese për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.

Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.”

Drejtori i Përgjithshëm dha detaje të hollësishme rreth një zinxhiri të gjatë ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura kryesisht në vitin 2021, me viktima e pasoja të tjera të rënda, autorëve të vrasjeve, bashkëpunëtorëve, provave materiale etj.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kapsolla detonatorë, silenciatorë, krehra fishekësh, fara kanabisi, celularë, automjete etj.” u shpreh Rrumbullaku.

Ai siguroi gjithashtu se nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale kundër personit e pronës.

Ai nënvizoi gjithashtu se janë duke vijuar intensivisht veprimet e përditshme hetimore në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, si dhe për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla.

Në fund, ai bëri një apel për qytetarët të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, të jenë më aktivë për të luftuar bashkërisht paligjshmëritë, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë shoqërinë tonë.

Ju sugjerojmë

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Hysni Gucati nga protesta për UÇK: Po barazohet viktima me xhelatin
Aktualitet

Hysni Gucati nga protesta për UÇK: Po barazohet viktima me xhelatin

17 Tetor, 2025 5:43 pm
Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti i Anglisë do të lutet krah Papës
Bota

Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti i Anglisë do të lutet krah Papës

17 Tetor, 2025 4:38 pm
15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
Sport

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

17 Tetor, 2025 3:26 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

17 Tetor, 2025 2:36 pm
Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
Aktualitet

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

17 Tetor, 2025 2:26 pm
Para
Tabaku:Legalizimi i kanabisit,i vetmi projekt ekonomik i propozuar nga qeveria në 10 vite

Sulmi në veri të Kosovës, Tabaku: Bashkimi Evropian të heqë penalizimet e padrejta për Kosovën

Rama: Me 1 Tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën

Rama: Me 1 Tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën

Vuçiç thotë se pret “ofensivë të re” nga Kurti

Vuçiç kërkon tërheqjen e Policisë nga veriu i Kosovës

TE FUNDIT

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me Presidentin amerikan, Donald Trump. Pritet...

Lexo më shumë

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
17 Tetor, 2025

Mijëra shqiptarë kanë zbarkuar në sheshin ‘Skënderbej’ në një protestë të paralajmëruar më herët për ish krerët e UÇK. Nën...

Lexo më shumë

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
17 Tetor, 2025

Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Karaibe, ku...

Lexo më shumë

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
17 Tetor, 2025

Kryeqyteti i shqiptarëve u vesh sot për orë me radhë me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë nga të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com