Kryesore

Balla për marrëveshjen e detit: E gatuar në kazanin pa atdhe PD-LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 30/08/20 |
Opi Nion

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar të dielën lidhur me çështjen e zgjerimit të Greqisë më 12 milje në detin Jon.

Sipas Ballës nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke sepse do të ishte e pavlerë.

“Meqenëse PD-LSI vazhdojnë të konsumojnë në publik çorbën e prishur që po vetë e gatuajnë, lidhur me “marrëshjen e fshehtë të detit me Greqinë”, po rikujtojmë se për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë sepse nuk kanë asnjë vlerë.

Këto marrëveshje firmosen mes qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Prandaj gjoja-marrëveshja e re e gatuar në kazanin pa atdhe të PD -LSI, nuk ekziston aspak. është gënjeshtër”, thotë Balla.

Më tej ai hedh akuza ndaj opozitës ndërsa kujton marrëveshjen e detit të hartuar nga qeveria Berisha, që më pas u rrëzua në gjykatë.

“E vetmja marrëveshje në letër, bashkë me firmat dhe vulat e tyre, është marrëveshja e firmosur nga Berisha dhe Basha, e mbështetur nga Ilir Meta si pasardhës i Lulit dhe ministër i Saliut. Ajo marrëveshje cënonte interesin kombëtar, prandaj Partia Socialiste vendosi ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin e qartë 9 me 0. Prokuroria bëri sikur e hetoi, por e mbylli pa e filluar. Pa marrë në pyetje as vasalin firmëshkrues e as vulëvënësin. Madje për turpin e PDLSI, kryekuzhineri i tyre Sali Berisha vazhdon ta mbrojë për turp këtë marrëveshje të rrëzuar, që i hiqte Shqipërisë 354,4 km2 hapsirë detare”, deklaron Balla.

Më herët ishte nënkryetari i PD-së Edi Paloka, ai që akuzoi Kryeministrin për marrëveshje të fshehtë me qeverinë greke, në një moment kur vendi ndodhet pa Gjykatë Kushtetuese. /Opinion.al

 

 

Pas