Kryesore

Balla pas takimeve me Idrizin dhe Mediun: Do takohemi sërish për emra konkretë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 13/05/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka dalë nga kryesia e Kuvendit bashkë me Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin.

Në një prononcim për mediat, Balla është shprehur se takimet me dy krupet parlamentare të opozitës kanë qenë të frytshme dhe se janë dakordësuar për të dhënë emra konkretë.

Balla tha se ky ishte raundi i dytë i takimeve me opozitën dhe se është i gatshëm të ulet me opozitën pë emra konkretë edhe në orët në vijim.

Kemi zhvilluar sot një raund të dytë takimesh me dy prej 3 grupeve parlamentare të opozitës. Sikurse u kanë komunikuar kolegët e opozitës, PS e ka dëshmuar edhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emra. Me të dyja grupet parlamentare që kemi biseduar, edhe nga ana e tyre ka pasur një gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë. Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës për të një përpjekje që zoti Mediu po bën. Vazhdoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD-së të ketë një vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e bisedimeve. S’kemi më mundësi që t’i shtyjmë afatet. Sot më në fund kemi arritur që vendosim piketa.  Ne kemi rënë dakord që të ulemi në orët në vijim për emra konkretë”,-tha Balla./Opinion.al

Pas