Aktualitet

Balla: Nuk ka presione nga ndërkombëtarët për amnistinë fiskale, por rekomandime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 07/11/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka deklaruar se për ligjin për amnistinë fiskale nuk ka presione nga ana e ndërkombëtareve, por rekomandime.

Ai theksoi se interesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është interesi themelor i qeverisë.

Sipas Ballës, një ligj për amnistinë fiskale është i domosdoshmëri për t’u ndarë nga 30 vitet e tranzicionit dhe për t’i dhënë ekonomisë shqiptare fluks të ardhurash të tjera.

Pyetje: Shumë kohë më parë, keni deklaruar se në Kuvend do të vendoset dhe amnistia fiskale, nuk ka ardhur, është tërhequr mazhoranca pas presioneve dhe qëndrimeve të ndërkombëtarëve?

Taulant Balla: Nuk ka presione nga ndërkombëtarët, ka rekomandime që gjithmonë merren në konsideratë. Interesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve është interesi jonë themelor. Një ligj për amnistinë fiskale është domosdoshmëri për t’u ndarë nga 30 vitet e tranzicionit dhe për t’i dhënë ekonomisë shqiptare fluks të ardhurash të tjera. Unë dua të jemi i qartë se për ne mbetet një prioritet pasi të kemi konsoliduar një variant përfundimtar të ligjit për amnistinë fiskale. E rëndësishme të kuptojmë dhe besoj se i gjithë publiku shqiptar duhet ta kenë vëmendje: Ndërsa e gjithë Europa është nën kërcënimin e një luftë që ka prekur gjithë Europën, bie në sy përpjekja e një alenace të vjetër mes Berishës dhe Metës për të dëmtuar interest e Shqipërisë në këtë moment historik.

Pas