Politikë

Balla: Nuk është Kodi Zgjedhor ai që garanton zgjedhje të mira


               Publikuar në : 12:26 - 23/01/19 |
b.f

Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla i bën thirrje PD-së të marrë përgjegjësitë për të miratuar së bashku paketën e reformës zgjedhore.

“PD të marrë përgejgësisitë që i takojnë për miratimin e paketës së reformës zgejdhore që është më e mira në 27 vite . Është rasti që partitë politike të heqin dorë nga adminsitrimi i procesit zgjedhor”,- theksoi Balla.

Maxhoranca i ka dhënë mundësinë opozitës që të jetë ajo që të shkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe maxhoranca të ofrojë numrat. Është rasti të eksplorojmë teknologjinë në zgjedhje në reflektim të një kërkese të kahershme të opozitës.

“Sot kemi të depozituar një draf të shkëlqyer që garanton standarte të larta zgjedhore në Shqipëri në refleksion të plotë të të gjitha rekomandimeve të raporteve të OSBE/ ODIHR në tre palë zgjedhje, por gjithmonë nuk është Kodi Zgjedhor ai që garanton zgjedhje të mira e tërësisht në respekt të standardeve. Në radhë të parë duhet vullnet politik mes palëve. Në fund të fundit zgjedhjet janë një garë dhe përve rregullave të garës edhe mënyra si palët marrin pjesë në garë ndikon”,- tha Balla.

Balla ftoi PD-në të ulet një orë e më parë në Kuvend dhe të mos humbasë kohë.

Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor 2019./Rel.d/

 

Pas