Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë: Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë

2024/05/08 at 1:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Balla nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë: Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi me Kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë, Clarisse Pasztory dhe përfaqësuesit e disa organizatave të shoqërisë civile, një Memorandum Mirëkuptimi.

Mësohet se përmes këtij memorandumi, palët do të angazhohen të bashkëpunojnë për realizimin e fushatave kombëtare ndërgjegjësuese, me synim parandalimin e rreziqeve që vijnë nga fenomeni i armëmbajtjes pa leje.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit vjen pasi OSBE në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme janë prag të prezantimit të dy fushatave ndërgjegjësuese.

Këto fushata synojnë të ndërgjegjësojnë vajzat dhe djemtë e rinj, si dhe burrat dhe gratë për tema që lidhen me rreziqet dhe keqpërdorimin e armëve të zjarrit, te cilat në shumicën e rasteve janë të lidhura ngushtë me dhunën me bazë gjinore.

Në fjalën e tij, ministri Balla tha se armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë.

“Memorandumi që nënshkruajmë sot është një akt shumë i rëndësishëm në thellimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për uljen e rrezikut që vjen nga mbajtja e armëve të paligjshme duke u fokusuar kryesisht tek armët e vogla dhe të lehta. Ky memorandum vendos në një plan bashkëpunimi institucional angazhimin e secilit prej nesh nga sot e në vijim sa i përket realizimit të një fushate kombëtare ndërgjegjësuese, e cila synon parandalimin e një rreziku të mundshëm që i kanoset çdo qytetari nga fenomeni i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë 300 ditëve të fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë një numër të konsiderueshëm operacionesh policore kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje, kryesisht këto nën ombrellën e operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”. Më lejoni t’ju informoj se janë më shumë se 415 armë zjarri të sekuestruara në cilësinë e provës materiale dhe mbi 500 armë të tjera të ftohta, që tregon për një prezencë të madhe të armëve në duart e qytetarëve, por që na shton angazhimin tonë kundër fenomenit armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet një prej burimeve kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale.

Pra, është shumë e rëndësishme të kuptojmë që sa më shumë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut kundër fenomenit armëmbajtje pa leje, aq më pak ngjarje kriminale do të kemi, të cilat shpesh herë shoqërohen dhe me humbje jete apo plagosje. E vërteta është që kemi një përmirësim të dukshëm gjatë bile dhe të fundit sa i përket jetëve të humbura, për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit, duke e çuar tashmë Shqipërinë në një nivel të mesatares evropiane.

Por unë fokusin e kam tek ngjarjet kriminale, të cilat kanë në bazën e tyre, edhe dhunën me bazë gjinore. Nëse gjatë vitit të kaluar kemi pasur 35 jetë të humbura në ngjarje kriminale, 1/3 ka qenë krim në familje. Ndërkohë nëse do t’i referohemi 4-muajve të pare të vitit, shkon përtej 1/3.

Mjaftojnë këto pak shifra për të kuptuar dimensionin e asaj që shkakton fenomeni i armëmbajtjes pa leje dhe të nevojës që kjo është një betejë që nuk mund ta fitojë dot i vetëm as ministri i Brendshëm, as Policia e Shtetit, por kjo tregon nevojën e një bashkëpunimi shumë më të gjerë, me gjithë partnerët që punojnë çdo ditë. OSBE tashmë ka një traditë të konsoliduar bashkëpunimi në këtë përballje dhe me këtë sfidë të rëndësishme, por edhe të gjitha shoqatat dhe organizatat joqeveritare të shoqërisë civile dhe mbi të gjitha përmes jush, e gjithë shoqëria shqiptare.

Nuk e fsheh dot kënaqësinë e firmosjes e këtij memorandumi, i cili është në të njëjtën linjë me disa angazhime të tjera publike të ministrisë që drejtoj, që ka të bëjë edhe me paketën e sigurisë në shkolla. Kemi pasur raste gjatë javëve dhe muajve të fundit, ku falë angazhimit të shtuar të Policisë së Shtetit në kuadër të zbatimit të masave, pjesë e paketës së sigurisë në shkolla, kemi konstatuar të rinj me armë.

Imagjinoni sikur të mos kishim reaguar në kohë dhe nëse një armë e tillë do të ishte përdorur, çfarë fatalitetesh mund të kishim pasur! Po ashtu të vazhdojmë ta intensifikojmë zbatimin e kësaj pakete, sepse nëse i hedhim një sy shifrave, përsëri kemi një numër të madh të personave të ndaluar nga policia me akuzën e armëmbajtjes pa leje, të cilët janë në mosha shumë të reja.

E ritheksoj edhe njëherë që kjo është një betejë që mund dhe duhet të fitohet me angazhimin e të gjithë shoqërisë. Shqipëria ka trashëguar një situatë të pakrahasueshme me asnjë prej vendeve të tjera për shkak të asaj që ka ndodhur në vitin 1997.

Dhe, nëse do t’i hidhnim një sy llojit të armëve, që sekuestrohen, në pjesën më të madhe janë armë të cilat dikur kanë qenë pjesë e rezervave, të magazinave, depove të ushtrisë shqiptare. Mendoj që jemi në kohën e duhur për ta luftuar të gjithë së bashku këtë fenomen”, u shpreh Balla.

Ju sugjerojmë

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
Bota

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

25 Maj, 2025 2:16 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

25 Maj, 2025 2:03 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
Sport

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

25 Maj, 2025 12:59 pm
A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?
Bota

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

25 Maj, 2025 12:58 pm
Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër
Rajoni

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

25 Maj, 2025 12:52 pm
Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH
Bota

Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

25 Maj, 2025 12:40 pm
Para
Opinion – Shqiptarë në botë! (7 Maj 2024) 

Opinion - Shqiptarë në botë! (7 Maj 2024) 

Lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve, arrestohen inspektori i IMTV dhe Administratori i Njësisë Golaj në Kukës

Lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve, arrestohen inspektori i IMTV dhe Administratori i Njësisë Golaj në Kukës

“Kërceni, kërceni se kështu do ju çojmë edhe në zgjedhje”, Salianji: PS kërkon t’i imponojë planin e hetimit ekspertëve 

“Kërceni, kërceni se kështu do ju çojmë edhe në zgjedhje”, Salianji: PS kërkon t’i imponojë planin e hetimit ekspertëve 

TE FUNDIT

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
25 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti sot vendimin e administratës së tij për të bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj...

Lexo më shumë

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
25 Maj, 2025

Revista prestigjioze amerikane Forbes ka bërë një klasifikim të pesë qyteteve evropiane bregdetare, ku mund të blihet pasuri e paluajtshme...

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
25 Maj, 2025

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të dielën, duke i vrarë të paktën 20 palestinezë në të...

Lexo më shumë

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
25 Maj, 2025

Policia e Shtetit, ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com