Aktualitet

Balla: Në Kuvend të mos hyjë asnjë deputet i pavaksinuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 23/09/21 |
Opi Nion

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar që në Kuvend të mos hyjë asnjë deptet i pavaksinuar.

Gjatë fjalës së tij Balla tha: “Ajo që dua të sqaroj është ajo që kemi diskutuar në konferencë të kryetarëve. Ajo që dua të sqaroj këtu, është diskutimi që kemi zhvilluar dhe pika më e rëndësishme është që kemi rënë dakord që kuvendi të vendosë një afat, brenda së cilit në Kuvendin e Shqipërisë të mos hyjë asnjë deputet i pa vaksinuar. Ky është mesazh i fortë i dhënë publikut. Këtë gjë le ta bëjmë edhe këtu. Besoj që kjo ka qenë një dakordësi e të gjithëve. Përsa i përket vendimmarrjeve, Shqipëria është në situatë të një pandemia. Urdhri përkatës i një zv. ministre të Shëndetësisë,thote se Shqipëria është në kushtet e një pandemia, si e tillë edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i vendimeve që merr Komiteti i Ekspertëve.

Nuk është një çështje e seancës, është çështje ku është marrë një vendim për seanca të posaçme të komisioneve në ato ambiente që kryesia e Kuvendit ka. Por për këtë çështje nuk shprehet Kuvendi, sepse është diskutuar”, tha Balla.

 

Pas