Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se është miratuar kërkesa e opozitës për mocion me debat për çështjen “Mc Gonigal”. Vendimi është marrë në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.
“Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Është marrë vendimi për zhvillimin e një mocioni me debat. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat. Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë prej 12 orësh.’- tha Balla.