Pasi Presidenti Meta deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Balla në një postim në rrjetet sociale shkruan se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave do të nisin procedurat për shkarkimin e Presidenit Ilir Meta.
“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar përllumbat përfunsimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen! Po ja të mbarojë procesin i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit,” shkruan Balla.
Më herët zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi deklaroi se “e gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: nuk ka dorëheqje”./Opinion.al