Politikë

Balla komenton gjobën ndaj Kryemadhit: Një zonjë që i bën bisht ligjit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:59 - 05/11/20 |
Opi Nion

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, tha sot nga foltorja e Kuvendit se kushdo që nuk respekton urdhrin e qeverisë për mbajtjen e maskës, do të përballet me ligjin.

“Media publikon shpesh raste politikanësh të papërgjegjshëm sikurse është një zonjë që i bën bisht ligjit, por ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë. Kur gjobiten 700 qytetarë në ditë edhe Monika Kryemadhi, burri i saj apo kush është tjetër duhet të gjobitet, të paguajë gjobën. Dhe dua të kujtoj që ky Kuvend ka miratuar edhe masa të tjera, penalitete më të rënda, sikurse janë ndryshimet në Kodin Penal.

Këta qytetarë nuk venë mend e me dëshirë e vetëdije bëhen përhapës të këtij virusi vrasës.  Kolegët që e kanë kaluar por edhe 9 kolegë anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë që janë duke u përballur me covidin, besoj janë dëshmitarët më të qartë se ky është një armik vrasës i padukshëm, por që në pakujdesi mund të jetë i parikuperueshëm” u shpreh Balla.

Ky reagim i Ballës vjen pasi kryetarja e Lëvisjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, u gjobit sot për herë të dytë nga policia pasi u konstatua pa maskë mbrojtëse në një takim me qytetarët e prekur nga tërmeti në Durrës./ Opinion.al

Pas