Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Me anë të një shënimi në Facebook, Balla shkruan se kreu i PD-së është i vetmi lider opozite që shpjegon se pse u shkarkua një ministër, siç është sot, rasti i Ylli Manjanit.
Ndër të tjera, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe deputetin Ben Blushi, të cilin e ka cilësuar si: “Lulin e dytë të Saliut”
“Luli mund te jete i vetmi “lider” opozite ne bote qe kur shkarkohet nje minister kerkon shpjegime se pse u shkarkua. Madje shkon deri aty sa merr ne mbrojtje edhe ministrin e shkarkuar. Po keshtu edhe Saliu dhe po njesoj edhe Ben Blushi, luli tjeter i Saliut! E si te mos kete debate ne koalicion kur opozita ben gare kush e mbron me shume nje minister qe shkarkohet??????”, citohet në mesazhin e Ballës.