Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme në Kuvend ka ironizuar opozitën.
Balla tha se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i qan hallin Putinit, ndërsa fajëson kryeministrin Rama.
Sa i përket takimit të Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, Balla u shpreh se ata kanë nisur emisionin “Përputhen” por që sipas tij nuk janë përputhur.
“Ju kam dëgjuar duke të thoni se nuk ka luftë, del Saliu jot dhe thotë nuk është faji i Putinit, fajin e ka Belinda e ka Rama. Si ka mundësi që del ish kreu i PD, ish-kryeministri dhe i qan hallin Putinit, është e turpshme. U tha këtu se pse nuk bëjmë si bëjnë qeveritë e tjera, bota demokratike është në luftë me një agresor që po vret dita ditës jetë të pafajshme dhe ekonomitë e gjitha Europës. Ka shumë vende që po bëjnë si kemi bërë ne që prej fillimit. Gjermania ka futur sot një ligj që kërkon që shteti federal të mbuloj fatuart e enrgjisë për muajin dhjetor. Ju qeshit kur thonim se duhen larë rrobat me 30 gradë, Luli qeshte më bukur, Gazi me Palokën kanë nisur emisonin Përputhen por nuk u përputhën, do përpiqen sërish”, u shpreh Balla./Opinion.al