Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla ironi me PD: Bëhuni gati për zgjedhjet e vitit 2029 se 2025 iku

2021/11/08 at 6:25 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla ironi me PD: Bëhuni gati për zgjedhjet e vitit 2029 se 2025 iku

Taulant Balla,  kreu i grupit parlamentar i PS-së ka folur në Parlament lidhur me buxhetin e vitit 2022, për të cilin tha se është pothuajse dyfishi i buxhetit të 2013, kohë kur qeveriste PD-ja.

Nga foltorja e Parlamentit, Balla u shpreh për PD se tashmë kjo parti nuk është as e djathtë e as e majtë, ndërsa tha se selia blu duhet të punojë për zgjedhjet e vitit 2029, pasi sipas tij, PS do të marri mandatin e katërt më 2025.

 “Më vjen keq që foltorja e Kuvendit transformohet në një model të shëmtuar të nevojës për të pasur diskutime publike, në pamundësi për t’i pasur këto diskutime në vendet e duhur sepse fjala e kolegut paraardhës nuk kishte asnjë lidhje me atë që ky akt normativ bën. Ne diskutojmë një akt normativ për rishikimin e buxhetit 2021 për të repartizuar brenda këtij buxheti një nevojë të parashikimit të një borxhi që ne marrim në nevojat që ka çdo vend për të stabilizuar borxhin e vet publik. Një gjë është domethënëse, kur Lulzim Basha dhe ai kolegu që dikur ulej këtu dhe tani e ka vendin në fund të sallës, ishin në qeveri buxheti i këtij vendi ishte 3.35 mld dollarë. Buxheti faktik i vitit 2013. Sot Shqipëria bëhet gati që të miratojë një buxhet prej 6.37 mld dollarë, ose dy herë më shumë se sa buxheti që miratuat ju në qeverinë tuaj të fundit. Buxheti më i madh i historisë së këtij vendi. Në një kohë kaq të shkurtër kemi arritur ta dyfishojmë buxhetin. Ku shtrohet argumenti që kjo qeveri s’paska bërë? Shifrat janë kokëforte. Po i shmangem atij kurthit që vjen dikush hedh një gur në pus dhe shkojnë të gjithë ta nxjerrin, kemi kohë pas një jave, 2 ditë seancë për të diskutuar buxhetin e shtetit. Ky është buxheti më i madh që ka pasur Shqipëria. Garanton dhe stabilizon rritjen ekonomike ndoshta më të lartën në rajon, që garanton mbështetjen sociale për të gjitha shtresat në nevojë. Për ne rëndësi kanë shtresat në nevojë. Ky buxhet ka buxhetin më të madh për shtresat në nevojë nga viti 1990. Është një buxhet i cili do të përfundojë tërësisht projektin e madh të rindërtimit dhe është një buxhet që do garantojë që ne të vijojmë ato investime të mëdha që lidhen me infrastrukturën e rëndësishme, kyçe të vendit tonë. Bashës do i kërkoj që të hënën tjetër të marrë fjalën në këtë seancë, në këtë foltore dhe të japë përgjigje si ka mundësi që Shqipëria në 2013 kishte një buxhet dy herë më të vogël se buxheti 2022. Sepse në krye të këtij vendi është një qeveri e përgjegjshme. Ky mandat i këtij kuvendi do jetë i ndryshëm dhe në qasjen tonë ndaj opozitës. Do i shohim propozimet tuaja, nëse kanë pak vlerë do i marrim në konsideratë. Por për çështje që lidhen me paketën fiskale dhe për buxhetin dihet dallimi mes maxhorancës dhe opozitës. Ju nuk jeni më as e majtë e as e djathtë, kur ta gjeni rrugën se çfarë jeni jemi të gatshëm të diskutojmë për programin qeverisës. Po kohë keni boll, filloni bëhuni gati për 2029 se 2025 iku”,-deklaroi Balla./ Opinion.al

Etiketa: kuvendPDtaulant balla

Ju sugjerojmë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Kronikë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

2 Shkurt, 2026 9:09 am
Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
Aktualitet

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

2 Shkurt, 2026 9:03 am
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
Aktualitet

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

2 Shkurt, 2026 8:47 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

2 Shkurt, 2026 8:27 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

2 Shkurt, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shkurt, 2026 8:25 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shkurt, 2026 8:24 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Para
Kim për vizitën e ligjvënësve: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri tejkalojnë politikën

Kim për vizitën e ligjvënësve: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri tejkalojnë politikën

Shkak i sherrit/14-vjeçarja:Kam shpërndarë drogë,Mikelin e kisha më shumë se shok

Shkak i sherrit/14-vjeçarja:Kam shpërndarë drogë,Mikelin e kisha më shumë se shok

“Ne ju përqafojmë ju sa herë keni mundësi”, Rama-Bashës: Vet flet, vet qesh

“Ne ju përqafojmë ju sa herë keni mundësi”, Rama-Bashës: Vet flet, vet qesh

TE FUNDIT

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
2 Shkurt, 2026

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi...

Lexo më shumë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
2 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy...

Lexo më shumë

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
2 Shkurt, 2026

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t'u kushtonte...

Lexo më shumë

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
2 Shkurt, 2026

Donald Trump i cili kohët e fundit përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kubës, duket se ka ndryshuar qëndrim. Uashingtoni ka filluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com