Politikë

Balla: Elbasani nuk mund të etiketohet si Siçili


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:36 - 10/10/20 |
Opi Nion

Pak ditë më parë kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela deklaroi se Elbasani po kontrollohet nga krimi dhe se prokuroria dhe policia nuk duhet të toleroj që ky qytetet të përdoret nga bandat për larje hesapesh.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar, Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, i cili tha se Elbasani nuk është si Sicilia, sikurse duan ta etiketojnë. Po ashtu, Balla shtoi se deklarata e Çelë është keqinterpretuar.

 “Dje Policia e Elbasanit dokumentoi një tjetër akt të rëndë kriminal në Elbasan. Policia ka detyrë të parandalojë ngjarjet dhe ti zbardhë ato nëse ndodhin. LSI në Elbasan nuk ka më”,- tha Balla

Nga Elbasani, Balla komentoi edhe zhvillimet e fundit në politikë, konkretisht luftën e vazhdueshme me LSI dhe Presidentin Meta.

“Ka qenë një strukturë, e cila ishte e mbartur për arye që lidhen me marrëdhënien e LSI me pushtetin. Kur LSI nuk ka pushtet, LSI nuk egziston. Për fat të keq ne sot kemi një President Republike që nuk përfaqëson unitetin e vendit. E nxisim Metën të qartësojë pozicionin e tij. Nese është ai kryetar i LSI apo Monika. Meta të sqarojë është Lulzim Basha Kryetar i Opozitës apo është Ilir Meta? Duam të dimë kush është kandidati i opozitës për kreun e opozitës”, tha Balla.

Në takimin e mbajtur në Elbasan me kryebashkiakë dhe drejtor të institucioneve ishte i pranishëm edhe zv. kryeministri Erion Brace i cili u tregua i ashpër në deklarata duke iu thënë drejtorëve se ai që nuk bën mirë detyrën të largohet.

Pas