Kryesore

Balla: Cakaj shumë shpejt në kabinet, meriton besim


               Publikuar në : 18:03 - 16/01/19 |
b.f

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të mërkurën nga jashtë ambienteve të Kuvendit komentoi vendimin e opozitës për të braktisur sallën.

Balla tha se kërkesa e kolegëve të PD-së dhe LSI-së për debat, duhej të ishte bërë me mocion dhe sipas rregullores.

Në fjalën e tij, ai u ndal edhe tek kandidatura e Gent Cakajt për postin e ministrit të Jashtëm. Sipas tij, Rama do të jetë në këtë post përkohësisht, deri në zgjidhjen e ngërçit sipas tij artificial , të krijuar nga presidenti Ilir Meta, duke ripropozuar kështu emrin e Cakajt.

Në hapsirën mes dy sesioneve parlamentare dhe kryeministri e ushtroi këtë të drejtë kushtetuese për të mos humbur më kohë. Është shumë e rëndësishme në këtë kontekst dhe neve në vjen keq që Presidenti nuk na bëri të mundur votimin e dekretit të ministrit të Jashtëm,Gent Cakaj, i cili meriton besimin tonë. Sapo Gjykata Kushteuese të zgjidhi këtë ngërç të shkaktuar nga presidenti do kemi mundësinë ta kemi Gent Cakaj në kabinetin tonë. Ndaj edhe kryeministri propozoi të jetë ministër i jashtëm sa të zgjidhet ngërçi artificial. Presidentit Meta në një tjetër legjislaturë i është besuar detyra e zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm”,- tha Balla.

Pas