Në seancën plenare të ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka akuzuar kreun e PD-së, Sali Berisha, si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviçit.
Balla po ashtu ka deklaruar në Kuvend se në ditën kur Berisha ka thirrur protestën më 7 korrik, është dita kur do të miratohet dhe rezoluta kundër gjenocidit në Srebrenicë.
“Zotëria që zgjohet me vonesë dhe vjen këtu të kujtojë bashkëpunimin me Millosheviç dhe thyerjen e embargos, kuvend nuk mund të bëhet pjesë. Gjithë shqiptarët e kanë kuptuar që kur të mblidhemi me datë 7 korrik për të kujtuar viktimat e gjenocid në Srebrenicë zotëri ka thirrur protestë. E kuptoni sinqeritetin që ka bashkëpunëtor i Millosheviçit për të çështja që lidhen me interesin kombëtar”,- tha Balla.