Kryesore

Balla-Berishës: Harroje se mund të kërcënosh kryetaren e Kuvendit, të nxjerrim…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 21/04/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha duke i kujtuar fondet e qeverisë japoneze në vitin 2012.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit Balla tha se 90 mln dollarë nuk dihet ku kanë shkuar.

Ndërsa Balla i është përgjigjur Berishës edhe në vend të kryetarës së Kuvendit, i cili iu drejta asaj duke i thënë “po vazhdove në këtë mënyrë do të marrësh përgjigjet më të merituara”.

“Harrojë ti Sali që të mund të kërcënosh kryetaren e Kuvendit dhe ne të ndërpresim seancën”,-tha Balla.

U fol për një investim të qeverisë japoneze, të çohet bashkëpunëtori në krim dhe të drejtojë gishtin është e rëndë sepse tenderimi ia tij fondi të qeverisë japoneze është bërë në vitin 2012, ku procesi ka zgjatur dhe të gjithë e dimë dhe besoj Vasili mund ta sqarojë. Unë nuk e gjej me vend që Berisha akuzon për fonde që ka dhënë vetë i kryeministër. Nuk dihet ku kanë shkuar 90 mln dollar, SPAK për turpin e vet ende nuk ka një hetim për këtë fond që ka dhënë qeveria japoneze. Ka dhënë qeveria japoneze 90 mln dollar për sistemin e kanalizimeve dhe nuk dihet se ku kanë shkuar paratë. Unë jam dakord që të hetohet kushdo që ka ngjyer gishtat në këtë. Mediat thonë se më në fund po rihapet dosja CEZ, uroj vërtet që SPAK të jetë zgjuar. Ai që foli këtu ka një kallëzim penal për këtë çështje. Drejtësia të shkojë ta marrë njëherë në pyetje Sali Berishën. Asnjëri nga ne nuk duhet të guxojë të vejë në dyshim deklaratat e SHBA. Ku SHBA thotë se Sali Berisha është i përfshirë në korrupsion, ndërsa këtu drejtësia nuk guxon ta thërrasë, për çfarë duhet ta besoj unë SPAK. Harroje ti Sali se mund të kërcënosh ndonjë socialist, se ç’bën me të tutë. Harroje se mund të kërcënosh kryetaren e kuvendit dhe të nxjerrim…se s’po e them atë fjalën”,-tha Balla.

Pas