Aktualitet

Balla-Alibeajt: Të mos ndihet i provokuar. Ekspertët sugjerojnë 61 bashki



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 19/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se ekspertët kanë arritur në përfundimin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territoriale e vendit.

Në një deklaratë për mediat, Balla iu përgjigj edhe dAlibeajt duke thënë se nuk duhet të ndihet i provokuar por të respektojë vendimin.

“Për t’ju kthyer komunikimit që kemi pasur së bashku, ne me grupin parlamentar të PS kemi marrë informacion nga gfrupi i ekspertëve. Pasi morëm në konsideratë të gjitha rekomandimet e propozimet dhe vlerësuam ecurinë e deritanishme, na kanë sugjeruar që mes propozimeve që kanë ardhur, ka propozime për rritje të numrit, për zvogëlim të numrit. Ju solla rastin e një bashkie të Tiranës. Konkluzioni i ekspertëve është që t’i qëndrojmë kësaj ndarje administrative territoriale. Edhe nëse merret një vendim, nuk zhvillohet në këto zgjedhje që vijnë, por në 2027.

Ekspertët e angazhuar nga ana jonë na sugjerojnë se në dobi të një pune më të mirë të bashkive, do të kemi dhe një raport konkret që sjellin të gjithë argumentat që mbrojnë qëndrimin tonë. Ne kemi arritur në përfundimmin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territorial e vendit. Komisioni vijon punën, përfaqësuesit tanë do të kenë edhe sugjerimin e ekspertëve, por vendimmarrjen e ka Komisioni. Kur të shkojnë në seancë plenare, do të ketë edhe vendim për këtë çështje. Uroj që Alibeaj të mos ndihet më i provokuar sepse në demokraci, të pëlqen apo jo, vendimi i kundërshtarit është i tij”, tha Balla.

Enkelejd Alibeaj disa ditë më e cilësoi si provokim deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se PS do t’i qëndrojë hartës aktuale territoriale. Ai po ashtu deklaroi se ky është një skenar që përdor mazhoranca për të thënë se zgjedhjet e vitit 2023 do të fitohen përsëri në tavolinë.

Pas