Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BALFIN Group ndërton urën midis digjitalizimit dhe kapitaleve njerëzore

2021/08/06 at 5:02 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BALFIN Group ndërton urën midis digjitalizimit dhe kapitaleve njerëzore

Sipas një studimi nga InsiderIntelligence, përdoruesi mesatar i smartphone shpenzon 3 orë dhe 10 minuta çdo ditë duke përdorur pajisjen e tij. Rreth 2 orë dhe 51 minuta nga kjo kohë shpenzohen në aplikacione (aplikacionet përbëjnë afërsisht 90% të përdorimit të smartphone).

Punonjësit e ditëve të sotme karakterizohen nga një fleksibilitet i lartë. Ata sfiduan pandeminënëpërmjet punës shtëpia, larg mjediseve të bashkëpunimit me kolegët dhe eprorët, duke menaxhuarproduktivitetin, socializimin, kohës dhe përgjegjësive të familjes. Konferencat dhe mbledhjet u kthyen nëtakime nëZoom, telefonata dhe video-telefonata; dhe smartphone-t kryen një funksion edhe më thelbësor se më parë, si një mjet komunikimi dhe produktiviteti.

Me kalimin e kohës, mesazhi ishte tepër i qartë: smartphone-t janë një mjet pune i dobishëm për t’i mbajtur punonjësit të lidhur, të informuar dhe të angazhuar. Por sa e kanë kuptuar dhe kapluar kompanitë shqiptare këtë mundësi?

Në këtë aspekt, Grupi BALFIN duket se është një hap përpara.Si një ndër grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në zonën e Ballkanit Perëndimor, me afro 6’000 punonjës, BALFIN ka treguar ndër të tjera gjatë viteve se nuk i lë mundësitë novatore t’i shpëtojnë.

Një dëshmi e kësaj të fundit është prezantimii BALFIN App, një aplikacion për informimin dhe punonjësit e shoqërive të Grupit BALFIN. Pas një pune të gjerë në kërkim, sondazhe me punonjësit, studime në angazhimin e kapitaleve njerëzore dhe zhvillim për afro një vit, produkti është një aplikacion dinamik shumë-funksional. Kjo platformë novatoreështë ndërtuar më në qendër punonjësin, kërkesat dhe përvojën e tij përdoruese. Duke marrë parasysh diversitetin, shtrirjen gjeografike në shtatë vende dhe madhësinë e grupit, ky aplikacion erdhi si një nevojë e pashmangshme për të mbajtur të gjithë punonjësit të lidhur dhe të informuar, kurdo dhe kudo. Edhe pse me nisjen e lockdown-it zhvillimi kishte filluar, e gjithë përvoja e punës nga shtëpia dhe komunikimit të distancuar e bëri edhe më të nevojshëm krijimin e një platforme të tillë. Në fakt, kompania shprehet se kjo përvojë vërtet i vuri prioritetet në perspektivë dhe arriti të stimulojë krijimin e një aplikacioni edhe më të mirë.

Nëpërmjet BALFIN App, të gjithë punonjësit e Grupit kanë qasje në gjithçka lidhur me punën dhe zhvillimet e kompanisë: lajme rreth zhvillimeve të reja dhe aktiviteteve të përgjegjësisë sociale, bibliotekën e kompanisë, oferta, vende pune të reja, këshilla, trajnime, materiale të dobishme si rregullore dhe procedura, madje edhe përmbajtje argëtuese. Për ngjarjet më të rëndësishme, punonjësit njoftohen në kohë reale edhe me një “notification”.

“Punonjësit tanë janë partnerët më të rëndësishëm që kemi, prandaj jemi të përkushtuar në ndërtimin e programeve dhe platformave për zhvillimin profesional, përmirësimin e përhershëm kushteve të punës, informimin dhe krijimin e një bashkëbisedimi të hapur. Ne tentojmë të përmirësojmë standardet në çdo proces në të gjitha vendet ku jemi të pranishëm. BALFIN App aktualisht përbën dëshminë më të fortë të këtij përkushtimi, pasi përfaqëson një dimension të tërë të punës, bashkëpunimit dhe angazhimit që ndodh në BALFIN. Kjo platformë digjitale i ofron punonjësve një sërë funksionesh të dobishme për punën e përditshme dhe informim për zhvillimet më te reja, por më e rëndësishmja, i jep hapësirë dhe zë për t’u shprehur,”– tregon Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore të Grupit BALFIN.

Ekspertëtdigjitalë të Grupit BALFIN shprehen pozitivisht për nivelin e bashkëveprimit dhe përshtypjet e stafit në lidhje me aplikacionin këto muaj të parë, dhe janë optimistë për rritjen e përdorimit dhe shtimit tëfunksioneve të reja. Së shpejti, punonjësit do të kenë mundësi të aplikojnë lejen vjetore, të vlerësojnëperformancën, madje dhe të përmbushin funksione të ndryshme të punës së përditshme.

Por sa e kënaqur është kompania për këtë projekt dhe rezultatet e tij?

Në Grupin BALFIN, iniciativa të tilla nuk shihen si produkte finale. “BALFIN App është një përvojë dhe një ‘udhëtim’. Sapo përmbushen disa objektiva, shfaqen disa të tjera. Ne jemi gjithmonë në kërkim të arritjes së ekselencës dhe niveleve të reja, në çdo gjë që bëjmë,”-kështu shprehet Gert Zenelaj, Manaxher i Digjitalit dhe Brandit,mbi filozofinë e Grupit BALFIN, ‘koduar’ edhe në aplikacionin interaktiv.

Etiketa: balfinburimet njerezoredigjitalizimi

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
EMA: Ende herët për të vendosur rreth dozës së tretë të vaksinës

EMA: Ende herët për të vendosur rreth dozës së tretë të vaksinës

Arrestohen 19 drejtues mjetesh, vendosen 2567 gjoba

Arrestohen 19 drejtues mjetesh, vendosen 2567 gjoba

Ambasada Amerikane: Ditët e mosndëshkimit për të pasurit kanë mbaruar

Zjarret në hyrje të Athinës, shënohet viktima e parë

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com