Bota

Baldwin rrëfehet për herë të parë për vrasjen në xhirime: Nuk e tërhoqa këmbëzën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:26 - 01/12/21 |
Opi Nion

Aktori Alec Baldwin ka dhënë intervistën e tij të parë  për rrjetin televiziv ABC, pas vrasjes së kineastes Halina Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Në një video të shkurtër, aktori shfaqet në lot teksa kujton Hutchins si dikë që admirohej nga kolegët e saj. “Thjesht nuk më duket e vërtetë,” i tha ai gazetarit George Stephanopoulos. Aktori thotë se tragjedia është gjëja më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë. Ai dëgjohet gjithashtu duke thënë: “Unë nuk e tërhoqa këmbëzën. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja askujt armën dhe do t’i tërhiqja këmbëzën, kurrë“.

Ai thotë se nuk e ka idenë se si përfundoi plumbi i vërtetë në armë. “Dikush vuri një plumb të vërtetë në armë. Një plumb as që duhej të ishte.” 

Gazetari tha: “Siç mund ta imagjinoni ishte i shkatërruar por gjithashtu ishte shumë i sinqertë, ishte shumë i hapur, ai iu përgjigj çdo pyetjeje, ai foli për Halyna Hutchins, takimin me familjen e saj gjithashtu, dhe ai foli në detaje për atë që ndodhi në xhirime atë ditë.”

Më 21 tetor, kineastja Hutchins u qëllua për vdekje dhe regjisori Souza u plagos kur Baldwin qëlloi me një armë që ai besonte se ishte e sigurt, por në fakt përmbante një fishek të vërtetë, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe.

Pas