Aktori Alec Baldwin ka pranuar se karriera e tij e aktrimit mund të ketë mbaruar pas vrasjes së kineastes Halyna Hutchins gjatë xhirimit të filmit “Rust”.
“Mund të ndodhë”, tha aktori 63-vjeçar. Baldwin tha gjithashtu se ai “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës gjatë incidentit të 21 tetorit në New Mexico. “Dikush ka futur një plumb të vërtetë në një armë,” tha ai. “E di që nuk jam unë”.
Z.Baldwin është i njohur në interpretimet e tij në filma si Glengarry Glen Ross dhe The Hunt For Red October, si dhe imitimin e tij të Donald Trump në skeçin e shfaqjes amerikane Saturday Night Live.
“Nuk e di se çfarë ndodhi në atë set. Nuk e di se si arriti ai plumb në atë armë. Nuk e di,” tha zoti Baldëin.
Aktori tha se gjatë provës më 21 tetor, kineastja Hutchins, që mbeti e vrarë po drejtonte çdo lëvizje të tij. “Ajo po më drejton se si do që unë ta mbaj armën për këtë kënd.
“Po e mbaja armën aty ku ajo më tha ta mbaja,më pas ajo përfundoi duke u drejtuar pikërisht poshtë sqetullës së saj”.
Më 21 tetor, kineastja Hutchins u qëllua për vdekje dhe regjisori Souza u plagos kur Baldwin qëlloi me një armë që ai besonte se ishte e sigurt, por në fakt përmbante një fishek të vërtetë, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe./Opinion.al