Bajerni i Mynihut është shpallur për të 7-in vit radhazi kampion në Bundesliga.
Bavarezët mposhtën me rezultatin thellë 5-1 skuadrën e Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e fundit për këtë sezon në Bundesliga.
Golat që i dhanë fitoren Bajerni të Mynihut mbajnë autorët , Coman (4’), Alaba (53’), Sanches (58’), Ribery (72’) dhe Robben (78’), ndërsa rrjetën e vetëm për miqtë e realizoi Haller (50’),
Pas kësaj fitore, Bajernin e Mynihut kurorëzohet për herë të 29-të në historinë e tij kampion i Gjermanisë.
Ndërkohë, Bavarezët kanë siguruar 78 pikë, 2 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë./ Opinion.al E.Xh.