Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BAC, çikat n’a zbardhën faqen

2018/02/17 at 10:08 AM
në Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
BAC, çikat n’a zbardhën faqen

Qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, këtë të shtunë, festojnë 10-vjetorin e Shaplljes së Pavarësisë së Kosovës.


Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshme në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK-së, do të jetë të dielën, më 18 shkurt.

Dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar kështu dëshira shekullore e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.

17 shkurti 2018 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush një dekadë prej kur është shpallur i pavarur.

Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë. Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas Pavarësisë, ndërsa deri më tani, Kosovën e kanë njohur 113 shtete.

10 vite më pas, si duket Kosova?

Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që ishin menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën. Kosova sot duket aq e vogël dhe aq e pafuqishme. Emigracioni masiv e ka zvogëluar më tepër, aq më shumë dhe papunësia. E pafuqishme, pasi çështjet e pazgjidhura të krimeve të luftës, duket se janë kokëçarjet e mbështetësve ndërkombëtar të Kosovës.

10 vite më pas, Kosova dhe jo vetëm, një botë shqiptare e përfshirë nga krizat ciklike është jashtëzakonisht e përshtatshme që vendi të bëhet deponim mbeturinash, qytetet e saj të përfshihen nga një kaos urban i paparë, ndërsa kryetarët e komunave sërish dhe sërish të kandidojnë të bëhen kryetarë. Në një Kosovë të këtillë sekush mund të fyejë idhujt kombëtarë, sekush mund të poshtërojë simbolet, sekush mund të propagandojë radikalizmin fetar, sekush mund të organizojë eksod ilegal dhe trafikim emigrantësh në qendër të Prishtinës, dhe sërish të mbetet i pandëshkuar. Një Kosovë e këtillë është parajsë për gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, për profesorët që regjistrojnë studentë me para, që shesin nota dhe tituj shkencorë e universitarë. Në një Kosovë të këtillë ndihet mirë intelektuali provincial, shkrimtari mediokër, piktori diletant, krijuesi i patalentuar.

Bac, çikat n’a zbardhën faqen

Dua Lipa, Rita Ora dhe Majlinda Kelmendi mund të konsiderohen si ndër shqiptaret më të suksesshme dhe të famshme në botë. Dy këngëtaret, pavarësisht origjinës së tyre, arritën që të futën furishëm në shoubizin ndërkombëtar, duke u shndërrua në idhuj për shumëkënd. Lista vjetore e Forbes ’30 Under 30′, mes emrave më të suksesshëm të botës së artit përfshiu edhe Dua Lipën dhe Rita Orën. Këlmendi si askush tjetër, ka ngritur fitimtar flamurin e shtetit të Kosovës në dhjetra kompeticione të rëndësishme të sportit të xhudos në botë.

“Këngëtarja Rita Ora drejtoi një sezon në America’s Next Top Model, dizenjoi koleksione të shumta veshjesh dhe një buzëkuq Rimmel ndërsa punoi për këngën e saj rekord, që ishin dy për këtë vit,” shkruan Forbes.

Dua Lipa, e cila gjithashtu pati vitin më të suksesshëm në karrierën e saj deri tani, përfshihet në listë falë sukseseve me albumin debutues.

22-vjeçarja u bë hit botëror me “Neë Rules” që ka marrë 1 milion klikime në YouTube si dhe u bë femra e parë që dominoi në top-listat zyrtare të Britanisë së Madhe që nga viti 2015.

Një tjetër rekord, është shënuar nga xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila arriti një sukses historik. 22-vjeçarja u shpall kampione e botës në Botërorin e xhudos për seniorë që u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit. Kelmendi ka fituar shumë tituj të tjerë, duke ngritur fitimtar flamurin e Kosvës në shumë kompeticione të rëndësishme në sportin e xhudos.

Çfarë shkruan sot media perëndimore për Kosovën?

-Emigracioni… Papunësia e rinisë dhe çështjet e dyshuara e të pazgjidhura të krimeve të luftës- këto janë kokëçarjet e mbështetësve ndërkombëtar të Kosovës.

-Kosova është shteti i 51-të i lidhur me Shtetet e Bashkuara.

-Festa me banderola shkon drejt bulevardit ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë. Rreth skenave janë mbledhur mijëra dhe pritet të vijë këngëtarja e lindur në Britani, Rita Ora.

-Mes të të ftuarve do të jetë edhe Cherie Blair, burri i të cilës mbahet mend për rolin udhëheqës të NATO-s në Kosovë.

-“Kjo është ndjenja e dinjitetit dhe krenarisë për arritjet e Kosovës”, thotë presidenti Hashim Thaçi.

-Bernard Kouchner, një ish përfaqësues special i OKB në Kosovë, që më parë ishte ministër i jashtëm i Francës, e përshkruan Kosovës si “një nga sistemet më të suksesshëm të OKB”.

-“Nuk ka më luftë, luftë të përgjakshme, dhe tani nuk ka më luftë”, tha ai.

-Kosova ka moshën më të re në Europë, por ekonomia gjeneron vetëm gjysmën e nevojave vjetore të vendeve të punës.

-Rreth 190 mijë kosovarë mendohet se kanë lënë vendin e tyre në dekadat e kaluara, pavarësisht nga regjimi strikt i vizave në BE.

-“Na duhet të rrisim ekonominë. Por korrupsioni është kanceri i shoqërisë sonë. Jam i bindur se njerëzit që na udhëheqin nuk janë njerëzit e duhur”, tha Ismet Gegaj, 72 vjeç.

-“Komuniteti ndërkombëtar ka ambicie shumë të ulëta mbi Kosovën”, tha Albin Kurti.

-Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës. Rusia dhe Kina e kanë bllokuar anëtarësimin e saj.

-Marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës janë komplikuar kohët e fundit kur udhëheqësit e saj deshën të eliminojnë Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës.

-Por sovraniteti nuk është i vetmi shqetësim këtu. Afër një mbishkrimi që përkujton Oliver Ivanović, një politikan lokal serb që u vra më 16 Janar. Për vrasjen u fajësuan të dy anët me njëra tjetrën .

-Por të gjithë kanë frikë se kjo mund të shkaktojë një zinxhir reagimesh dhe konfliktesh.

-“Mund të kemi një eksod të ri, shkatërrimin e  trashëgimisë dhe kaos” Father Sava Janjic, babai shpirtëror i Kishës Serbe Visoki Dečani të shekullit 14 në Kosovë, në kodrat perëndimore të mbuluara nga bora./Opinion.al

/Reldar Dedaj

Etiketa: baccikatna zbaredhen faqenpavaresia e Kosoves


Ju sugjerojmë

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Kryesore

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

29 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Aktualitet

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq

29 Dhjetor, 2025 3:24 pm
Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot
Kryesore

Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot

29 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha: Nuk ka forcë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se ne pushtojmë sheshin
Kryesore

Berisha: Nuk ka forcë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se ne pushtojmë sheshin

29 Dhjetor, 2025 1:43 pm
Para
11 fakte rreth ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

11 fakte rreth ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Hyn për të vjedhur biznesin, hajduti ndalon për të parë pornografi

Hyn për të vjedhur biznesin, hajduti ndalon për të parë pornografi

Dalin fotot, deputetja e pasur e Parlamentit shqiptar në krahët e të dashurit

Dalin fotot, deputetja e pasur e Parlamentit shqiptar në krahët e të dashurit
















TE FUNDIT

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
29 Dhjetor, 2025

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me raportin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës me rajonin...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
29 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë  detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Lala tha se prokurori i...

Lexo më shumë

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
29 Dhjetor, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
29 Dhjetor, 2025

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com