Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djali i tij, pasi akuzohen se tentuan të kultivonin kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, policia gjeti fidanë të mbjellë canabis sativa.
Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rugë operative dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /Opinion.al