Dy persona, babë e bir janë vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”.
Bëhet me dije se janë arrestuar Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë djali tjetër, M. M., 16 vjeçar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, oficerët e policisë gjetën lëndë narkotike cannabis sativa, bimë narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës./Opinion.al