Kronikë

Babë e bir, identifikohen dy atentatorët që ekzekutuan biznesmenin Roli në Laç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 10/12/21 |
Opi Nion

Vetëm pak orë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip (Pilot) Rroli janë identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Burime nga policia për abc news bëjnë me dije se ata janë babë e bir, S.I dhe djali i tij.

Ndërkohë hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur djemtë e biznesmenit Rakip Roli.

Rakip (Pilot) Rroli u vra me breshëri automatiku mëngjesin e kësaj të premte pranë shtëpisë së tij.

Ai është ekzekutuar teksa po lëvizte më një makinë tip “Audi”, ku dy persona i janë afruar dhe kanë qëlluar me kallashnikov. Mësohet se 7 plumba e kanë kapur në trup biznesmenin dhe si pasojë ai ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje. Autorët më pas janë larguar nga vendngjarja në këmbë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm./Opinion.al

Pas