Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Babalja”, Salianji publikon përgjimet e reja

2019/04/03 at 4:25 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Babalja”, Salianji publikon përgjimet e reja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është shprehur se kryeministri Edi Rama ka emëruar si drejtor të Policisë së Fierit Andon Marko, i cili sipas tij, është një nga persona e përfshirë në përgjimet e rastit “Babalja” dhe është nën urdhrin e Fredi Alizotit.

Salianji tha se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit ka shumë informacione për rastin “Babalja” dhe për këtë arsye duhet të dëshmoi në Prokurori dhe jo të rritet në detyrë.

Ish-deputeti demokrat, tha se emërimet bëhen në bazë të shërbimit të policisë ndaj krimit dhe jo duke e luftuar atë.

“Andon Marko ka marrë dje emërimin si drejtor i Policisë së Fierit si shpërblim për shërbimin ndaj bandës dhe për t’i mbyllur gojën, sepse audio përgjimet tregojnë se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit, di shumë. Ai di sa para ka marrë dëshmitari i sajuar për të dëshmuar kundër opozitës.

Edi Rama ka ngritur një sistem kriminal dhe korruptiv të karrierës, ku sa më shumë të shkelësh ligjin në favor të Ramës dhe bandës së tij, aq më shumë promovohesh brenda narkoshtetit.

Kulmin e ka arritur Policia e Shtetit, nga strukturë e depolitizuar dhe në shërbim të qytetarëve është kthyer në shërbëtore të krimit dhe në dhunuese të qytetarëve.

Promovimi në karrierën e policisë nuk bëhet mbi bazën e rezultateve të punës kundër krimit, por mbi bazën e shërbimit ndaj krimit dhe banditëve.

Rasti konkret që po denoncojmë sot është Andon Marko. Qytetarët e njohin nga skandali i përgjimeve të pazbardhura të prokurorisë si pjesë e manipulimit shtetëror të dosjes së drogës së Agron Xhafës. Andon Marko është nëndrejtori i Policisë së Fierit që është nën urdhrat e Fredi Alizotit, dëshmitarit të sajuar dhe të blerë të qeverisë për manipulimin e dosjes.

Andon Marko ka marrë dje emërimin si drejtor i Policisë së Fierit si shpërblim për shërbimin ndaj bandës dhe për t’i mbyllur gojën, sepse audio përgjimet tregojnë se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit, di shumë. Ai di sa para ka marrë dëshmitari i sajuar për të dëshmuar kundër opozitës. Drejtori i ri i Bandës në Fier di sa herë është takuar me Ardi Veliun dhe shefin e madh, sa herë dhe ku është takuar dëshmitari i blerë me Gramozin dhe Taulantin.

Disa nga përgjimet që po publikojmë sot tregojnë për afërsinë mes Drejtorit të ri të bandës në Fier dhe dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe se ai është në dijeni të të gjithë skemës së manipulimit dhe blerjes.

Është e qartë dhe e provuar me dokumenta që ndodhen në dosjen zyrtare se Andon Marko, i graduari më i ri i Bandës në Polici, sot duhej të ishte në burg për shpërdorim detyre, për pengim te drejtësisë dhe dëshmi të rreme, për të cilën do të keni rast të njiheni më vonë.

Sot, asgjë nga këto nuk ndodh, sepse në sistemin e ngritur nga Edi Rama, shërbimi ndaj bandës në qeveri shpërblehet me ngritje në detyrë.

Kush shkel ligjin për të faviorizuar krimin, rri afër Padrinos, kush lufton krimin përfundon në azil si oficerët e policisë Dritan Zagani, Emiljano Nuhu e shumë të tjerë që ose ikin, ose përfundojnë në rrugë të tradhëtuar nga Edi i Hakmarrjes, Edi Shullazi, Edi Dajti, Edi Frroku, Edi Prenga, Edi Roshi, Edi Ndoka dhe mund t’i vendosni këtij kryeministri emrin e çdo krimineli që njihni, sepse ai e përfaqëson atë dhe e vlereson më shumë se çdo qytetar dhe polic të ndershëm të këtij vendi.”/ Opinion.al E.Xh.

Etiketa: Andon Markoervin salianji

Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

7 Tetor, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 7 tetor 2025

7 Tetor, 2025 7:53 am
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

6 Tetor, 2025 11:25 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

6 Tetor, 2025 11:14 pm
Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
-U tha në Opinion

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

6 Tetor, 2025 11:01 pm
Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
-U tha në Opinion

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

6 Tetor, 2025 10:45 pm
Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…

6 Tetor, 2025 10:23 pm
PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin
Aktualitet

PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin

6 Tetor, 2025 9:51 pm
Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…
Aktualitet

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…

6 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik
Politikë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik

6 Tetor, 2025 9:40 pm
Para
Mbyti gruan me litar, Gjykata e dënon me 35 vite burg

Mbyti gruan me litar, Gjykata e dënon me 35 vite burg

I hiqet imuniteti Juan Guaido, tani mund të arrestohet

I hiqet imuniteti Juan Guaido, tani mund të arrestohet

Banka Botërore: Taksat mbi pagën në Shqipëri, ndër më të lartat në rajon

Banka Botërore: Taksat mbi pagën në Shqipëri, ndër më të lartat në rajon

TE FUNDIT

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
7 Tetor, 2025

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 7 tetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
7 Tetor, 2025

DASHI Ju keni një energji të brendshme që nuk mund ta injoroni: ndjeni se është koha për të bërë një...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
6 Tetor, 2025

Gazetarja e “STOP” Domenika Bajraktari, disa vite më parë ka trajtuar çështjen e pronësisë së godinës në Shkodër që u...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
6 Tetor, 2025

Gazetarja Emi Kalaja deklaroi në emisionin “Opinion” se familja Shkambi dhe 30 familjet e tjera kanë patuar konflikt të vjetra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com