Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Babalja”/ Kryemadhi: Shqipëria po rrëshqet drejt sistemit autokratik

2019/12/10 at 8:41 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Shembull i kulturës demokratike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas gjyqit të mbajtur sot në Tiranë ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, në lidhje me rastin “Babalja”, ku Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 1.6 vite burg.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi ka hedhur akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kërkesën për burg nuk e ka bërë Prokuroria, por kryeministri.

Kryetarja e LSI-së thekson se ky dhjetor i 29-të i demokracisë në vend që ta gjente Shqipërinë si shtet të konsoliduar, ajo sot fatkeqësisht po rrëshqet drejt një sistemi autokratik.

Postimi i Kryemadhit:

Ky dhjetor i 29-të i demokracisë në Shqipëri, në vend që të na gjente me një shtet të konsoliduar të së drejtës dhe me demokraci funksionale, i cili do të ishte i denjë për familjen evropiane, fatkeqësisht po shohim se po rrëshqet drejt një sistemi autokratik.

Pretenca e sotme e Edi Ramës, si autori real i saj, i lexuar nga dyshja e prokurorëve të telekomanduar Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, ndaj opozitarit Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, po i tregon qartë të gjithë shqiptarëve që demokracia në vend është në një rrezik eminent.

Ky sulm i orkestruar politikisht duke përdorur gjithashtu edhe sistemin e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët nën frikën e vettingut janë gati që të bardhën ta bëjnë të zezë, u parapri edhe nga ngjarje të tjera po kaq të rrezikshme në kurriz të demokracisë sonë të brishtë.

Kërkesa për Azil e drejtorit ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit z. Agron Tufa pas kërcënimeve të marra për shkak të punës së tij, prishja e qëllimtë, pikërisht në datë 8 dhjetor e godinës nr.15 në Qytetin Studenti, që mbart simbolin e revoltës studentore për demokraci si edhe paraqitja për miratim në Kuvend e Paketës së Ndryshimeve Ligjore për nënshtrimin e plotë të medias janë akte, të cilat po e rikthejnë Shqipërinë në vitet e errta të diktaturës.

Nga një qeveri e ardhur në pushtet nga votat e blera dhe të rrëmbyera në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar dhe paratë e oligarkëve të PPP nuk mund të presësh as demokraci, as shtet të së drejtës, as zhvillim ekonomik, as integrim evropian.

Opozita ka mision të saj parësor dhe kombëtar mbrojtjen e demokracisë, mbrojtjen e fjalës se lirë dhe medias, mbrojtjen e votës së lirë. Asgjë nuk është më e shtrenjtë dhe më me vlerë se liria. Opozita së bashku me qytetarët shqiptarë nuk do rreshtin së luftuari për një demokraci reale dhe funksionale.

Sot pas 29 vitesh, fatkeqësisht, po i rikthehemi me forcë po të njëjtave thirrje, të cilat ushtuan nga studentët: “Poshtë diktatura” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
PD dhuron fondet e 11 dhjetorit për banorët e prekur nga tërmeti

PD dhuron fondet e 11 dhjetorit për banorët e prekur nga tërmeti

Vrasja e 40-vjeçarit në Lushnjë, Artan Hoxha: I vunë eksploziv në…

Artan Hoxha: Ja si po e shfrytëzojnë situatën e tërmetit grupet kriminale

“O Zot i madh, vendosni dorën në zemër…”

“O Zot i madh, vendosni dorën në zemër…”

TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com