Kronikë

Babai vrau vajzën dhe dhëndrin/Vëllai mes lotësh: I varrosa një vit pas martesës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 22/12/21 |
Opi Nion

Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshorti i saj, Veton Musai 29 vjeç u vranë nga Osman Shaptafaj, ditën e ndërrimit të viteve, në Melburn, Australi.

Shaptafaj, ishte babai i 25-vjeçares, ndërsa çifti atë ditë festonte 1-vjetorin e martesës. Lindita dhe Vetoni u qëlluan me armë zjarri kur po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Yarraville. Pasi mbërritën dhe po hynin në shtëpi, Shaptafaj iu shkoi nga pas duke i qëlluar me armë zjarri.

25-vjeçarja humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj vdiq një ditë më pas, në spital.

Pritet që autoritetet australiane të përcaktojnë datën se kur do të jepet dënimi për Osman Shaptafajn, ndërsa po vijojnë hetimet lidhur me krimin e rëndë.

Së fundmi, në gjykatë ka folur edhe vëllai i Vetonit, Drilon Musai, i cili ka treguar se Lindita ishte si motër për të, ndërsa i vëllai ishte shoku i tij i ngushtë. Me lot në sy, i riu rrëfeu se çifti kishin ndërtuar një shtëpi pranë tyre, në mënyrë që të jetoni afër me njëri-tjetrin.

Nuk e kam menduar kurrë se do të më duhej të ulesha dhe të planifikoja funeralet e vëllait dhe kunatës time një vit pasi i ndihmova të planifikonin dasmat e tyre,”- ka thënë ai.

Nuk e kam menduar kurrë se do ta laja trupin e vëllait përpara se ta fusja në një varr pranë gruas së tij,”-ka thënë mes lotësh Driloni.

Dua që njerëzit të shohin se çfarë ka ndodhur me ne dhe të shkojnë të përqafojnë prindërit, fëmijët, miqtë e tyre, kushdo qoftë ai, dhe të kalojnë kohë me ta. Sepse unë dhe familja ime nuk do ta kemi më kurrë shans ta bëjmë këtë me Vetonin dhe Linditën!”-është shprehur ai.

Mediat e huaja shkruajnë se prokurorja e çështjes ka kërkuar nga gjykata dy dënime përjetë për Shaptafajn. Ky i fundit, pasi qëlloi për vdekje vajzën dhe dhëndrin, shkoi në një park që ndodhej aty pranë dhe qëlloi veten dy herë në kokë.

Shaptafaj u dërgua në spital dhe iu nënshtrua operacionit. Atij iu hoq syri i djathtë dhe mbeti me dëmtim në tru, raportojnë mediat australiane./Opinion.al

Pas