Xhelal Vlinga, djali i Sabri Vlingës, elektriçistit që vdiq në krye të detyrës është punësuar në OSHEE. Babai i tij humbi jetën gjatë përmbytjeve më të fundit në Fier, ndërsa ishte duke riparuar një defekt energjetik, por ai që do ta zëvendësojë është i biri. OSHEE vendosi ta punësojë 19-vjeçarin që ka mbaruar shkollën për elektricist.