Kaylea Titford ishte 16 vjeç dhe peshonte më shumë se 136 kg kur u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në vitin 2020. Prokurorët thanë se adoleshentja jetonte në kushte të papërshtatshme.
Babai i vajzës me aftësi të kufizuara që vdiq pasi u bë obeze është shpallur fajtor për vrasjen e saj nga pakujdesia.
Kaylea Titford, 16 vjeçe, peshonte më shumë se 136 kg kur u gjet e vdekur nga mjekët ndihmës në shtëpinë e saj në Newtown, Uells, në tetor 2020.
Prokurorët thanë se adoleshentja, kërkonte përdorimin e një karrige me rrota për të lëvizur.
Nëna e Kaylea-s, Sarah Lloyd-Jones, 39 vjeç, kishte pranuar tashmë vrasjen nga pakujdesia.
Por babai i saj Alun Titford, 45 vjeç, mohoi të njëjtën akuzë duke i thënë gjykatës se “nuk ishte një baba shumë i mirë” , por nuk kishte asnjë lidhje me kujdesin e Kaylea./Opinion.al