Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai takon vajzën, e rrëmben dhe e qeth që të mos e njohin

2023/04/25 at 9:08 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Babai takon vajzën, e rrëmben dhe e qeth që të mos e njohin

Vjollca Zyka ka drejtuar në emisionin “Stop” shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tregon, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën vendoset së bashku me dy djemtë dhe burrin, Robert Gjinika, në Itali.

Vjollca shprehet se nga kjo martesë vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e çiftit janë sot 26 dhe 25 vjeç. Në vitin 2015 erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë çifti u nda.

“Kishte tre fëmijë, dy djemtë janë të mëdhenj kurse vajza ka shumë diferencë me djemtë. Në 2012 janë vendosur në Itali si familje. E dhunonte, dhunë psikologjike dhe fizike. Nuk duronte më vajza. Djemtë i thonin rri ti se ai e ka fajin, por ti duro. Në 2015, lindi vajza, bëri vitin dhe u ndanë në 2016. Mori vajzën e vogël dhe u dorëzua në polici, në Itali. Atje e çuan në sociale. Ndenji 5 vjet e gjysmë atje. U bë vajza 6 vjeç e gjysmë. E futi në klasë të parë dhe vazhdoi atje deri në Dhjetor të vitit 2021”, tha Vjollca.

Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish-burri me djemtë u kthyen në Shqipëri.

“Djemtë mbaruan shkollën dhe erdhën këtej. Pas dy vjetësh, në 2021 vazhdoi e ëma t’i tregonte vajzës, se u rrit vajza dhe e kërkonte ku i kam vëllezërit. Filluan të flasin në Skype se ata nuk kanë jetuar asnjë ditë me të motrën. I thonë hajde, pse të punosh, i thotë djali i madh. I tha ky e ka mendjen me babanë, le të jetojë me babanë. Ti do jetosh me mua. Djali i madh 26 bën në Korrik, tjetri bën 25 në Shtator”, tha Vjollca Zyka.

Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjeç. Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në Dhjetor 2021. Gjatë takimit në djemtë dhe i ati rrëmbejnë vajzën dhe largohen.

“Futen atje siç ishin bashkë edhe i shoqi. Ajo tha pse ka dalë dhe ky se nuk donte që ta takonte. Kjo u besoi, pinë kafe dhe punë sekondash, i ati me gjithë vajzën e vogël marrin vajzën dhe dalin përjashta siç janë lokalet në Rinas. I thotë vajza po ç’u bënë ata nga ikën. Ja se te makina i thotë ky i madhi. Edhe e mbante me muhabet sa që këta të iknin. Dalin jashtë, bërtit vajza. U larguan ata. Ne nuk e dimë ku jetojnë ata”, tha Vjollca.

Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, pasi atje kishte vendbanimin. Por vajza nuk u gjet. Pas denoncimeve i drejtohet gjykatës për zgjidhje martese dhe gjykata vendos t’i kthehet fëmija.

Në raportin e psikologes është përcaktuar se Robert Gjinika është një person i cili ka probleme me vetëkontrollin dhe ka luhatje të emocioneve. Gjithashtu është vënë re një përpjekje e vazhdueshme e Robert Gjinikës për të ndikuar negativisht tek vajza e tij si dhe për ushtruar presion psikologjik ndaj saj.

“U dha vendimi që t’i çohet vajza me urgjencë. Nuk e sollën vajzën ata. U bë zgjidhja e martesës, iu la vajza nënës së vet. Shkojmë tek zyra e Përmbarimit në Durrës. Meqë ata jetojnë në Tiranë thanë shkoni atje sesa të vijmë rrotull”, tha denoncuesja.

Çështja shkoi në Përmbarim, por vendimi ende nuk është ekzekutuar, pasi nuk i dihet adresa babait rrëmbyes.

“Asnjë gjë. Nga Dhjetori i 2021 vajza nuk e ka parë me sy vajzën, nuk ia ka dëgjuar as zërin edhe nuk e dimë se ku. Ata thonë që nuk e gjejmë. Ne kërkojmë drejtësi. Nuk kemi çfarë të bëjmë gjë tjetër, asgjëkundi, nuk kemi ku përplasemi”, tha denoncuesja.

Përmbaruesit shprehen se duhet të paraqitet vetë denoncuesja, pra Saimira Gjinika që çështja të kalojë në polici. Përmbaruesi thotë se kërkesën ia ka çuar policisë, por uniformat blu nuk e kanë gjetur rrëmbyesin.

“Në momentin që do vijë ajo do zbatohen procedurat përmbarimore. Është çështje sensitive. Duhen gjëra. Në momentin që ajo do vijë do të vazhdojnë procedurat, do të vijë të bëjë një kërkesë te Përmbarimi dhe do të njoftohet policia. Policia do dy javë të paktën. Do caktohet një psikologe, pastaj do paguhet psikologia. Do bëjmë çmos që të marrim fëmijën. Nuk është çështje që është e thjeshtë për t’u bërë”, tha përmbaruesi.

Nga informacionet tona vendndodhja e fundit që dihej e babait rrëmbyes dhe vajzës ishte Lapraka. Banorët treguan se babai e kishte qethur vajzën, që të mos njihej dhe ishte larguar.

Gazetarja: Ja qethi flokët vajzës zero? Në cilën shkollë e çoje vajzën? A e çonte edhe ai në të njëjtën shkollë?

Banori: Jo, jo. Tek ky pallati e ka pasur shtëpinë, por nuk është më aty. Ka ndenjur në kat të dytë tek ato rrobat, por tani ka ardhur banori i ri. Ka ikur është zhvendosur, ndoshta bëhen 4-5 muaj.

Banori tjetër: Kanë ikur, kanë qenë me qira. Po bën gati 1 vit. I njohu unë se ka punuar tek Lazja. Tek furra Laze, në Kombinat./tvklan.al

Etiketa: Vjollca Zyka

Ju sugjerojmë

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
Aktualitet

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

27 Tetor, 2025 2:12 pm
Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm
Aktualitet

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

27 Tetor, 2025 2:10 pm
Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin
Kronikë

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin

27 Tetor, 2025 1:23 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?
Bota

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?

27 Tetor, 2025 12:38 pm
Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
Bota

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un

27 Tetor, 2025 11:59 am
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
Politikë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

27 Tetor, 2025 11:17 am
Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë
Kryesore

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë

27 Tetor, 2025 10:59 am
Para
Policia italiane kërkon vëllezërit binjakë shqiptarë, pse nuk i dënojnë dot

Policia italiane kërkon vëllezërit binjakë shqiptarë, pse nuk i dënojnë dot

Gishtat e mesit të ngritura lart, Këlliçi shpjegon domethënien e posterit

Gishtat e mesit të ngritura lart, Këlliçi shpjegon domethënien e posterit

Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 26 prill 2023

TE FUNDIT

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar për të dytën herë bilancin e punës së kryer nga Prokuroria e Përgjithshme...

Lexo më shumë

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm
27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka...

Lexo më shumë

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin
27 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme rrëzoi  pretendimet e Argita Berishës e Jamarbër Malltezit për të liruar nga sekuestroja pasuritë e sekuestruara të...

Lexo më shumë

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
27 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga ambientet e jashtme të Kuvendit paralajmëroi se aksioni i opozitës do të radikalizohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com