Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai: Spitali më vrau djalin 24 vjeç, gjykata pushon çështjen

2016/06/15 at 12:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Babai: Spitali më vrau djalin 24 vjeç, gjykata pushon çështjen

Një baba ka denoncuar mjekët e Spitalit Psikiatrik në Tiranë për vrasje, por drejtësia ka mbyllur çështjen, duke pushuar hetimet.  Bëhet fjalë për vdekjen e 24-vjeçarit Bledar Ramaj rreth një vit më parë.

Ngjarja e përshkruar në dosje

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal nr.9901 për ngjarjen e ndodhur më 31 gusht të vitit 2015. Në këtë datë, policia është njoftuar se në morgun pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore është dërguar një person i cili kishte humbur jetën.

Punonjësit e policisë kanë shkuar në vend dhe kanë identifikuar personin, i cili ishte Bledar Refit Ramaj, 24 vjeç. Sipas informacioneve ka rezultuar se ky shtetas kishte gjetur vdekjen në urgjencën e QSUT, ku kishte ardhur në gjendje të rënduar nga spitali nr. 5 (shërbimi psikiatrik). Nga punonjësit e policisë është këqyrur vendi i ngjarjes, pikërisht dhoma e izolimit, e cila ndodhet në katin e parë të këtij spitali, ku ka qenë i izoluar Bledar Ramaj, pasi vuante nga çrregullime mendore.

Nga këqyrja nuk ka rezultuar të kishte njolla gjaku në vendngjarje. Dhoma ishte në gjendje të rregullt me një shtrat dhe një jastëk. Është pyetur infermieri, i cili ka shpjeguar se pacienti i kishte ikur nga duart dhe në prani të disa personave me shpejtësi ishte përplasur tek dera kryesore dhe kishte rënë pa ndjenja.

Në këtë moment kanë njoftuar ambulancën dhe pacientin e kishin dërguar tek urgjenca e QSUT, ku kishte ndërruar jetë. Është pyetur mjekja e shërbimit psikiatrik, e cila ka shpjeguar se pacienti kishte ardhur në gjendje shumë të rënduar një ditë më parë në spital dhe ka pasur qepje në vënde të ndryshme të trupit, si dhe ne vesh. Atij i është hapur kartela përkatëse, e cila i është vënë në dispozicion mjekësisë ligjore.

Nga këqyrja e jashtme nuk janë konstatuar dëmtime në kokë, por në pjesën anësore të gjoksit dhe pjesë të ndryshme të trupit janë konstatuar të gërvishtura dhe të qepura. Është marrë vendim për kryerjen e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, i cili do të përcaktonte shkakun e vdekjes. Fillimisht, prokuroria konstatoi se kemi të bëjmë me vdekje natyrale, për shkak se viktima është përplasur, është rrëzuar dhe si pasojë ka ardhur kardiomiopathia hypertrofike koncentrike me mekanizmin e ishemisë akute të miokardit. Më pas është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

Ankimimi i babait

Duke mos qenë dakord me këtë vendim, babai i të ndjerit Bledar Ramaj, brenda afatit ligjor 5 ditor, i është drejtuar gjykatës duke e kundërshtuar atë. Si në kërkesë, ashtu dhe gjatë gjykimit, kërkuesi dhe mbrojtësja e tij pretenduan se vendimi i mosfillimit i prokurorisë nuk është i drejtë e për pasojë duhet të prishet dhe hetimet të vazhdojnë.

Babai i viktimës ka pretenduar se nuk është përcaktuar qartë shkaku i vdekjes së të ndjerit Bledar Ramaj. Sipas familjareve të tij, ai nuk ka vuajtur nga zemra dhe është e çuditshme që një djalë i ri 24 vjeçar, të vdesë nga zemra, pa qenë i sëmurë më parë.

Vdekja e Bledarit është e dyshimte, pasi infermieret Skifter Karazi dhe Gëzim Ramadani, në orën 17.00 i kanë injektuar një ampulë promethazine të ndjerit. Ky fakt është pasqyruar në kartelë. Vetëm pas dy orë e gjysëm, konkretisht në orën 19.30-19.45 i kanë bërë serum me antibiotik dhe promethazine muskulare, terapi kjo që nga mjekja është përcaktuar të bëhej në mbrëmje.

Kjo dozë e dyfishtë promethazine muskulare mund të ketë çuar në mospërballimin nga zemra e të ndjerit të kësaj doze ilaçi në një interval kohe prej dy orë e gjysëm. Gjatë këqyrjes së kufomës, janë vërejtur dëmtime në pjesën anësore të gjoksit dhe në pjesë të ndryshme të trupit janë vënë re të gërvishtura dhe të qepura. Ky fakt është pasqyruar edhe në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor. Nga ekzaminimi i kufomës është konstatuar se dëmtimet e jashtme janë shkaktuar me mjet të fortë.

Gjithashtu nga deklarimet e infermierit Arben Damjani, pranohet se tek i ndjeri ka vënë re qepje në vende të ndryshme të trupit si edhe në vesh, duke hedhur kështu dyshime të mundshme.

Shkaku i vdekjes se Bledar Ramajt nuk ka qenë përplasja e kokës me derën, por kardiomiopathia hypertrofike koncentrike me mekanizmin e ishemisë akute të miokardit.

Kjo përcaktohet edhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, pra nga probleme zemre, të cilat mund të kenë ardhur si pasojë e dhënies së dozës së dyfishtë të promethazines në një interval kohe të shkurtër, duke mos e përballuar dot zemra e tij këtë gjë. Porosia e mjekes ishte që dhënia e promethazines të bëhej në mbrëmje, por infermierët e kanë neglizhuar këtë fakt, duke ia dhënë para kohe me mëndjen e tyre, kur ndërkohë i kishin dhënë edhe një dozë tjetër të tillë ilaçi.

Pra vërehen elementë të moszbatimit me përpikmëri të porosive dhe terapive të mjekut, që kanë çuar në mjekim të pakujdesshëm. Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar ankesën e të atit të viktimës, duke pretenduar se prokuroria ka vepruar me të drejtë, duke u bazuar tek akti i ekspertimit. Në fund, gjyqtarit Petrit Çomo vendosi të rrëzojë kërkesën e familjarëve të të ndjerit, duke legjitimuar veprimet e mjekëve, pavarësisht dyshimeve të mëdha.

/BoldNews

Ju sugjerojmë

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

12 Qershor, 2025 10:49 am
Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
Bota

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

12 Qershor, 2025 10:42 am
Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Rajoni

Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

12 Qershor, 2025 10:07 am
Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime
Bota

Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime

12 Qershor, 2025 10:05 am
Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë
Aktualitet

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë

12 Qershor, 2025 9:52 am
Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim
Aktualitet

Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim

12 Qershor, 2025 9:47 am
Para
Gold Ag reperi më i ndjekur shqiptar, ja sa fansa ka në rrjetet sociale

Gold Ag reperi më i ndjekur shqiptar, ja sa fansa ka në rrjetet sociale

E fundit/ Krujë, trupi i shkrumbuar ende në autobusin e djegur

E fundit/ Autobusi i djegur në Krujë, vdesin dy gratë e plagosura

Rita Ora në sheshxhirimet e “50 hijeve”

Rita Ora në sheshxhirimet e "50 hijeve"

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
12 Qershor, 2025

Është caktuar nga Gjykata e Posaçme data 30 qershor ora 10.00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për...

Lexo më shumë

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
12 Qershor, 2025

Irani dhe Shtetet e Bashkuara do ta zhvillojnë këtë të diel në Oman rundin e gjashtë të bisedimeve për programin...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
12 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Odesa të Ukrainës. Pas punimeve për samitin “Ukrainë–Europa Juglindore”, Spiropali mori pjesë në...

Lexo më shumë

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
12 Qershor, 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar sot për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com