Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai iu vra/ Djali i kërkon llogari prokurorit që fali të dënuarin

2019/01/14 at 9:12 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Babai iu vra/ Djali i kërkon llogari prokurorit që fali të dënuarin

Emisioni “Stop” në Tv Klan sonte ka trajtuar një tjetër rast skandali të drejtësisë shqiptare. Është fjala për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997, kur Nevruz Topi mbeti i vrarë gjatë një grabitje. I ndjeri merrej me tregti të gjësë së gjallë dhe gjatë transportimit me furgon ku ndodhej me bashkëfshatarë të tjerë, Nevruz Topi humbi jetën pasi u qëllua nga grabitësit. Hetimet në atë kohë zbardhën ngjarjen dhe Klodian Hida u dënua me 20 vite burg nga Gjykata e Elbasanit, me kërkesë të prokurorit të çështjes, pasi u zbulua si autor kryesor.


Mirëpo vendosja e drejtësisë u zhbë. Klodian Hida apeloi çështjen në Apelin e Durrësit. Kjo gjykatë e la në fuqi vendimin, por kërkoi prova të reja për dy persona të tjerë të përfshirë në vrasjen e vitit 1997 dhe e ktheu për rishqyrtim dosjen. Hetimi merret në dorë nga prokurori Petref Asllani, i cili pushon hetimet edhe ndaj Klodian Hilës më 2 Shtator 1999.

Sot, djali i viktimës, Erjon Topi i cili ka qenë vetëm 9 vjeç kur iu vra i ati, kërkon drejtësinë e munguar. Ai është i drejtuar emisionit Stop dhe thotë se në vitin 1999 kur u pushua çështja nga prokurori Petref Asllani, nuk ishte njoftuar dhe për këtë ka mësuar vetëm pak muaj më parë.

Erjon Topi: “Mua më kanë vrarë babain në ’97. Babai merrej me tregëti. Blinte dhe shiste gjë të gjallë. Duke shkuar në pazar të Belshit, në Fierzë i dalin përpara tre persona të maskuar. Njëri prej tyre u identifikua, ishte Klodian Hida. Dy të tjerët jo. U thanë ndaloni makinën, kanë kërkuar Lekë, kanë kërcënuar. Klodian Hida i mbante armën babait te koka. Dy të tjerët bënin kontroll. Prezent ka qenë dhe xhaja im, kanë qenë dhe 4-5 fshatarë të tjerë. Vra njërin që të frikësoheshin të tjerët, ai ishte babai im. Ka kaq vite që më mungon. Në mendjen time vetëm atë kam. Është fiksimi më i madh në jetë që dua të bëj.

Meqënëse unë isha fëmijë, është marrë xhaja në atë kohë. Gjykata e Elbasanit e Shkallës së Parë e ka dënuar me 20 vjet burg (Klodian Hidën). Siç duket Klodianit nuk i ka pëlqyer dënimi, ka kërkuar tjetër trup gjykues. E kanë çuar në Apel të Durrësit. Apeli i Durrësit ia ka kaluar Elbasanit për diçka më të re. E ka marrë prokurori në atë kohë Petref Asllani, nuk e ka dërguar në gjyq, por thjesht ka bërë pushimin. Ne nuk jemi vënë fare në dijeni për këtë vendim”.

Erjoni shkoi në zyrën e prokurorit Petref Asllani dhe i kërkoi shpjegime përse mbylli dosjen në vitin 1999 dhe pushoi hetimet për Klodian Hidën, vrasësin e babait të tij. Prokurori Petref Asllani, i cili nuk ishte në dijeni se Erjon Topi kishte kamera të fshehtë, dhe i tha se në atë kohë ashtu e mendonte dhe për këtë arsye pushoi hetimet. Kurse tani ai mendon të kundërtën. Pra, prokurori Petref Asllani pranon se ka vepruar gabim, madje i thotë Erjon Topit që të bëjë kërkesë për rihapje të dosjes dhe të kërkojë përjashtimin e tij si prokuror.

Qytetari-Ti, si e ke marrë këtë vendim?

Prokurori Petref Asllani– Po qysh re, llogari për vendimarrjen më kërkon mua ti, ore?

Qytetari-Po normal ore, se është jetë! Më është vrarë mua babai, jo ty!

Prokurori Petref Asllani-Cfarë ke?

Qytetari-Cfarë kam?!

Prokurori Petref Asllani-E…

Qytetari-Ti, si e more këtë vendim, ore?

Prokurori Petref Asllani-Po u dha vendimi dhe të hyjë ai në burg, cfarë më thua ti? Cfarë po të.., cfarë po të shkelet në gjykatë ty? Cfarë të keqe sheh ti?

Qytetari-Të keqe, se kam një vit, më prunë anës, me zor më gjetën dosjen.

Prokurori Petref Asllani-Po cfarë të bëj unë?

Qytetari-Po kush e bëri, ore?

Prokurori Petref Asllani-Megjithëatë, është bërë sot ankimimi …

Qytetari-Po nuk është bërë pas një muaji ankimimi.

Prokurori Petref Asllani-Të rivendoset afat, të fillojnë hetimet… të fillojnë hetimet, kalohet ai person prapë në hetim dhe i pandehur dhe të shkojë në gjyq.

Qytetari-Ne nuk jemi vënë në dijeni për asnjëlloj gjëje, si të bëjmë ankimim.

Prokurori Petref Asllani-Pas kësaj, po dëgjo ore këtu..pas kësaj, po të duash kërko edhe përjashtimin tim! Mund ta kërkosh dhe që tani, që nuk dua të jesh ti prokuror më këtu, dhe unë nuk e kam problem! Gjithcka shko dhe bëje! Pra, unë sot jam plotësisht me ty! Atëherë kam qenë plotësisht i bindur, se është kështu! Cfarë do ti nga unë ime? Pse ke marrë atë vendim? Po unë atë punë kam, kështu është puna ime!

Qytetari-Atë punë, por ti shikoje letrat me rradhë nga themeli.

Prokurori Petref Asllani-Ohuu tani! Po nuk heq dot veten unë, e kuptove? Nuk e heq dot veten! Nëqoftëse, kërkon ti përjashtimin tim..!

Pas Erjonit, edhe gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua prokurorit Petref Asllani për këtë rast. Por, ai refuzoi të priste në takim. Megjithatë, ai dha një prononcim të shkurtër duke folur nga celulari i recepsionistit të gjykatës.

Recepsionisti-O Petref, janë këto të gazetarisë së Stopit.Kërkojnë takim me ty për rastin e atij djalit, që ishte në zyrë shparë. Tani, si t’i them zonjës?

Gazetarja- Thjesht një sqarim, pse është pushuar cështja?

Recepsionisti-Ti si prokuror thotë, pse e ke pushuar cështjen?

Gazetarja-Ta bëj bisedën këtu, nga telefoni?

Recepsionisti-Petref, telefonin mund t’ia kaloj kësaj zonjës unë, të flasësh, apo jo? Janë veprime hetimore, thotë!

Gazetarja-Pse e ke pushuar cështjen, kur Gjyakta e ka dënuar me 20 vite burg?

Recepsionisti-Tani,si të veproj Petref?

Gazetarja-Ma kalo mo nga telefoni, s’ka asnjë gjë të keqe! Iku Petrefi, e mbylli!

Recepsionisti-E mbylli!

Gazetarja e “Stop” bisedoi edhe me prokurorin e parë të dosjes, Hektor Mushin, i cili kishte dënuar me 20 vite burg Klodian Hidën për vrasjen e Nevruz Topit. Kërkesa e tij për dënimin me 20 vite u dha nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ai thotë se më pas u transferua me detyrë në Pogradec dhe dosjen pas ankimimit e mori prokurori Petref Asllani.

Prokurori Hektor Mushi- Unë kam qenë prokurori, kur ka ndodhur ngjarja. Është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, janë bërë hetimet, është marrë i pandehur, ka vajtur në gjykim është dënuar 20 vjet po të them, nga unë.Unë pastaj në ‘99 jam larguar…Në kohën, që jam larguar nga Elbasani, kam vajtur në Pogradec, me detyrë në Pogradec. Ky( Klodian Hida), ka qenë i dënuar. Se cfarë është bërë më mrapa pastaj…Ti më tregon një vendim mu, që është me vulë të njomë e me të gjitha…

Gazetarja- Domethënë, ti si prokuror, kur është hetuar për herë të parë, këtë personin….

Prokurori Hektor Mushi-E kam dënuar 20 vjet!

Gazetarja-E ke dënuar 20 vjet! Petref Asllani na e liron. Pushon cështjen!

Vet prokurori Hektor Mushi shprehet i habitur se si kolegu i tij Petref Asllani, nga 20 vite burg që ishte dënuar Klodian Hida, e kishte pushuar tërësisht çështjen ndaj tij! /tvklan.al

 

Etiketa: babai iu vradjalii denuariprokurori


Ju sugjerojmë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Para
Kryesia e LSI, Kryemadhi: Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminelët

Kryemadhi: Do e kisha dekretuar Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm

Kërkoi favore seksuale, gjyqtari Guximtar Boçi, kërkon kthimin në detyrë

Kërkoi favore seksuale, gjyqtari Guximtar Boçi, kërkon kthimin në detyrë

Gjuha shqipe bëhet zyrtare në Maqedoni

Gjuha shqipe bëhet zyrtare në Maqedoni
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com