Sport

“Babai ishte gjithmonë i dehur”,Ronaldo shpërthen në lot gjatë intervistës


               Publikuar në : 10:51 - 16/09/19 |
Opi Nion

Gjatë një interviste për Piers Morgan, Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të mposht emocionet teksa ka folur për babain e tij.

Futbollisti ka shpërthyer në lot duke thënë; “asnjëherë nuk e kam njohur vërtetë babanë tim. Ai ishte gjithmonë i dehur ”.

Ronaldo nuk mundi të mbante dot lotët kur në ekran u shfaq një klip për babanë e tij , José Dinis Aveiro, i cili humbi jetën në moshën 52-vjeç pasi kishte probleme me mëlçinë.

Babai i Ronaldos ishte intervistuar nga televizioni norvegjez gjatë kampionatin evropian, Euro 2004 një vit para se të ndërronte jetë. Ai rrëfente se ishte shumë krenar për djalin e tij.

 ‘Unë nuk e kam parë atë video….Gjëja që më vjen më shumë keq është së babai im nuk arrit të shihte atë që unë jam bërë sot”- ka thënë Ronaldo./ Opinion.al E.Xh.

Pas