Një ditë pasi u godit me thikë në zonën e Unazës së re në Tiranë ka ndërruar jetë Olsi Lelo, 38 vjeç.
Ngjarja
Rezmi Caushaj 51 vjeç ka plagosur me thikë diten e djeshme 38 vjeçarin, pasi ishte kundër lidhjes që kishte vajza e tij me të. 51-vjecari ka tentuar disa herë t’i ndajë, por kur nuk ia ka arritur qëllimit ka ftuar të dashurin e vajzës në një lokal dhe më pas i ka ngulur thikën duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi dje ne nje kafe ne zonen e Unazes se re, rreth ores 10:00.
Policia beri te ditur sot se Olsi Lelo nuk ka mundur tu mbijetoje plageve duke nderruar jete ne spitalin e Traumes.
/Opinion.al