Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai i Taulant Xhakës i përgjigjet De Biazit: Nuk bën me e fyer djalin në …

2017/03/30 at 6:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Babai i Taulant Xhakës i përgjigjet De Biazit: Nuk bën me e fyer djalin në …

Ragip Xhaka është munduar që të shuajë disi polemikën e lindur se fundmi mes djalit të tij, Taulantit dhe trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi. Ky i fundit, një natë më parë në një intervistë tha se Xhaka la në baltë shokët e skuadrës duke u larguar nga grumbullimi për t’u kthyer në klub.


Para se situata të përshkallëzohej edhe më shumë, Ragipi ka kërkuar publikisht që debati të marrë fund, ndonëse nuk ka ngurruar të lëshojë thumbime në adresë të De Biazit për mënyrën se si kishte folur publikisht rreth djalit të tij.

Në një letër të publikuar nga “konica.al”, ai insiston se të birin e lidh gjaku me Kombëtaren shqiptare, ndërsa De Biazin kontrata me FSHF, kursa tregon se Taulanti refuzoi disa ftesa radhazi të Kosovës vetëm për të veshur fanellën kuqezi të cilës do t’i qëndronte gjithmonë besnik.

Deklaratë e Ragip Xhakës, babait të Taulant Xhakës, në lidhje me një problem krijuar në marrëdhënien me trajnerin Gianni de Biasi.

I nderuar opinion publik, vëllezër shqiptarë­ të Shqipërisë zyrtore, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, diasporës Ju të gjithë e njihni familjen Xhaka, çfarë ka bërë për kombin në luftë dhe në sport. Drejt me thënë, dhe çfarë ka bërë Taulanti dhe Graniti në sport, është shumë shumë e rëndësishme. Kemi lartësuar imazhin e kombit tonë.

Lufta për imazh mes kombeve sot është luftë e fortë. Ne si familje Xhaka jemi krenarë për kontributin që kemi dhënë, me muskujt, me lojën, me gjakun, me dinjitetin tonë. Kohët e fundit është krijuar një polemikë në distancë midis trajnerit të Kombëtares sonë, Giani de Biasit dhe djalit tim Taulantit.

Nuk do kisha ndërhyrë, pse djali im është i rritur dhe mund të përgjigjet vetë. Por po ndërhyj për dy arsye : Trajneri Xhani de Biasi tha në një intervistë të fundit, si dhe herë të tjera, se me lojtarët në moshë të re sillet si baba, pra si njeri i pjekur me një moshë të caktuar.

E tash unë dua t’i përgjigjem si dikush në moshë të rritur, si njeri i pjekur. Nuk dua që të ketë më shumë polemika që të krijojnë përçarje brenda Kombëtares. Nuk dua të ketë debate midis një lojtari dhe trajnerit. Kombëtarja është e shenjtë. Nëse do ketw polemika, le të ketë midis meje dhe trajnerit. Jo midis Taulantit dhe trajnerit.. E tash po them mendimin tim për këtë çështje. Mund dhe të mos kisha folur, por meqënë polemikat kanë plasur, unë po mundohem me i qetësuar.

Ka dy parime : rrobat e palara lahen në shtëpi. Ka dhe një parim tjetër. Me diskutuar ndershmërisht edhe në publik, deri sa të bindim njeri tjetrin. E tash që kemi folur në publik, edhe Taulanti dhe trajneri, po përfshihem dhe unë në këtë debat. Për të qetësuar, për të pajtuar, për të forcuar Kombëtaren.

1) Taulanti ka qenë lojtar i moshave të Zvicrës. Herët a vonë, ai mund të ishte bërë lojtar i Kombëtares së të rriturve bashkë me Granitin. Ai zgjodhi me zemër Kombëtaren e flamurit, të gjakut të vet, Shqipërinë. Ai mund të kishte zgjedhur dhe Kosovën dhe ne kemi patur shumë thirrje për ta bërë këtë. Por Taulanti nuk i ktheu shpinën Shqipërisë. Ju të gjithë e keni parë, trajneri gjithashtu e ka parë, se Taulanti luan me zemër, me shpirt dhe gjak në fushë.

2) Taulanti nuk kundërshton vendimet e trajnerëve, pse ai është profesionist. Rritur në Zvicër, ai i din rregullat. Por Taulanti ishte i zemëruar pse u injorua prej trajnerit. Në çdo ekip profesionistësh, trajneri i jep shpjegime lojtarit titullar, pse nuk e fut në lojë. Taulanti po luan çdo ndeshje me Bazelin dhe është në kondicion të mirë. Trajneri nuk ja dha këto shpjegime dhe Taulanti mori një vendim që koha do ta tregojë sa i drejtë ishte. I revoltuar, Taulanti tha diçka që nuk duhet keqkuptuar. Ai tha se me Kombëtaren e lidh gjaku, kurse Trajnerin e lidh Kontrata, dmth, paratë. Nuk ka diçka të rrejshme këtu. Kush ka krijuar keqkuptime, janë mediat.

3) Tash unë si baba do doja t’i thoja trajnerit De Biasi : ne të vlerësojmë, të nderojmë për çfarë ke bërë me Kombëtaren. Por si baba, nuk bën me e fyer djalin në publik. Nëse përshembull djali sillet si i papjekur, nuk bën që dhe baba të sillet si i papjekur. Imazhi i Taulantit si profesionist është i shenjtë. Taulanti kurrë nuk ka patur probleme me askënd. Ne jemi një familje e edukuar dhe djemtë tanë janë të edukuar. Kombëtarja është e shenjtë. T’i ruajmë gjerat e shenjta, mos të dëmtojmë njeri tjetrin.

4) Po flasim për futbollin, po flasim për futbollistët. Futbollistët nuk bëjnë politikë, nuk dinë të flasin bukur, por dinë të luajnë me tru dhe me muskuj. Ndaj të mos merremi me fjalë, por t’ i shërbejmë bashkë Kombëtares. Taulanti kurrë nuk do ja kthejë shpinën Kombëtares. Sikush do të jetë në rolin e vet. Trajneri në rolin e vet, dhe Taulanti në rolin e vet.

5) Prej tash, polemikat mendoj se duhen mbyllur. Nëse nuk mjafton thirrja ime, i bëj thirrje Presidentit Duka të ndërhyjë dhe ai. Kombëtarja është e të gjithë Kombit, ndaj kush mundet me ndihmuar, le ta japë një dorë, le të kontribuojë. Rroftë Shqipëria e bashkuar, rroftë Kombi shqiptar.

Burimi: konica.al

Etiketa: babaiDe BiasiperplasjetRagip Xhakataulant xhaka


Ju sugjerojmë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
Kronikë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

22 Tetor, 2025 9:58 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

22 Tetor, 2025 9:55 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Me armë në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

22 Tetor, 2025 9:51 am
Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re
Bota

Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re

22 Tetor, 2025 9:46 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kryesore

“Pse i flet kamerierit”, zbulohet shkaku i sherrit ku u vranë dy persona

22 Tetor, 2025 8:17 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Emrat/ Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës, konflikti pranë një karburanti në Manëz

22 Tetor, 2025 7:39 am
Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Para
Aksident në rrugën e Kombit, humb jetën një person

Lajmi i fundit/ Aksident në Fier

Rama: Të thuash për Xhafën se ka qenë persekutor është si të thuash për mua se jam i droguar

“Kush gënjen?”/ Rama i përgjigjet Bashës: Pika e rezolutës së PPE-së që nuk e votove

Aktorët turq të cilët gjatë serialeve u dashuruan edhe në realitet

Aktorët turq të cilët gjatë serialeve u dashuruan edhe në realitet
















TE FUNDIT

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
22 Tetor, 2025

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz...

Lexo më shumë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
22 Tetor, 2025

Banorët e Manzës u zgjuan mëngjesin e të mërkurës me lajmin se dy të rinj kishin humbur jetën pas një...

Lexo më shumë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
22 Tetor, 2025

Një debat me kamarierin për një kafe ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz. Ngjarja e rëndë u shënua pranë...

Lexo më shumë

Me armë në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
22 Tetor, 2025

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Mat pasi lëvizte në qytet me armë në automjet. I riu u kap...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com