Aktualitet

Babai i Ramazan Rrajës-kreut të policisë kriminale: Nëse ka gjë personale me mua të …



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 15/11/22 |
Opi Nion

Babai i Ramazanë Rrajës, Xhelal Rraja ka dhënë një prononcim për mediat pas shoqërimit të djalit të tij në polici, pasi u kap me makinë të blinduar.

Xhelal Rraja u shpreh se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar në polici.

Sipas Rrajës, djali i tij lëvizte me makinën e blinduar e cila ishte me autorizim, ndaj nuk ka asnjë arsye për t’u shoqëruar në polici.

Ndërkohë, ai i është drejtuar me një thirrje kreut të policisë Kriminale Neritan Nallbatit, duke i thënë se nëse ka diçka personale me të, ta vazhdojë personale dhe të mos merret me shtetin.

“Edhe kur ka qenë drejtor policie në Durrës ka marrë rrogë dhe tani i vjen rroga çdo muaj në shtëpi. Për ngjarjen në bilardo, ajo është vazhdim i kësaj që po them shpifje. Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet dhe të japë llogari. Nuk është në kërkim policor.

Ditën e sotme, kam dy orë që kam ardhur këtu në Drejtorinë e Policisë, ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëvizte me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me autorizim. I bëj thirrje atij zotërisë, nëse ka gjë personale me mua, të vazhdojë personale, jo ta bëjë me shtet” , ”- u shpreh Xhelal Rraja.

Ramazan Rraja u shoqërua si rezultat i një aksioni policor për kontrollin e mjeteve të blinduara në Qafë-Kashar. Së bashku më të u shoqërua dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Ndërkohë, efektivët kanë shoqëruar edhe persona të tjerë që lëviznin me mjete të blinduara dhe deri më tani kanë bllokuar 3 mjete. /Opinion.al

Pas