Për herë të parë në një intervistë, babai i Dr. Florit ka treguar për marrëdhënien me te birin, brengën e humbjes së tij dhe raportin e Dr. Florit me drogën.
Mjek kardiolog, Muhamet Kondi nuk ka arritur të jetë pranë të birit për ta ndihmuar: “Nuk ishte fati im që t’i jepja ndihmën atëherë”, është shprehur ai, tek Pasdite në Top Channel, ndërsa për marrëdhënien e të birit me drogën ka pohuar: “Në mjekësi ka një postulat, mos e provo”.