Prokuroria e Kurbinit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën kundër shtetasin Ndue Prenga, babai i deputetit Armando Prenga, i akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”, nëpërmjet të cilave ka ndërtuar dhe ka kërkuar regjistrimin në Hipotekë të një lokali dykatësh në qytetin e Laçit.
Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimin, në bazë të kallëzimit të personave që pretendojnë se janë trashëgimtarë të ligjshëm të truallit, në të cilin është ndërtuar biznesi privat i familjes Prenga.
Nga hetimi ka rezultuar se Ndue Prenga, në vitin 2014, i është drejtuar gjykatës me një padi civile, në bazë të të cilës kërkon njohjen e pronësisë së truallit ku është ndërtuar lokali, me pretendimin se kjo hapësirë është pronë shtet dhe e posedon atë që prej vitit 1992.