Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij 14-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij.
Në një njoftim për mediat policia bën me dije se ka rënë në pranga G.C, 44-vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe”, thotë policia.